20.1 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Banorët e Drajçiçit kërkojnë ndërtimin e shkollës

shkolla DrajçiçBanorët e fshatit Drajçiç të Prizrenit, kërkojnë ndërtimin e shkollës së re, pasi objekti i vjetër ka dalë nga funksioni që nga viti 2004. Komuna e Prizrenit, i ka ndarë mjetet për ndërtimin e shkollës, dhe kur gjithçka ka qenë gati për të filluar ndërtimin, pengesë për të është bërë një banorë i komunitetit serb, i cili thotë se ky objekt është nën mbrojtjen e Institutit për Monumente. Por këtë e hedh poshtë Drejtori i Arsimit, Nexhat Çoçaj.

Lajmet e Beogradit për rrënimin e shkollës në fshatin Drajçiç të Prizrenit, kanë nxjerrë në protestë gjatë gjithë banorët e këtij fshati, duke deklaruar se, nëse shkolla e re nuk do të ndërtohet këtu ku ka qenë edhe ajo e vjetra, ata vetë me kazma e lopata do ta shembin objektin.

Pengesë për ndërtimin e shkollës së re është bërë Tomisllav Tomiç, i cili ka alarmuar mediat në Beograd, se ky objekt shkollorë është nën mbrojtjen e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve. Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Nexhat Çoçaj thotë se, qëkur është marrë vendimi nga qeveria lokale e deri më tani nuk ekziston një dokument i tillë, për këtë objekt dhe parcela ku është ndërtuar shkolla, figuron të jetë pronë e komunës së Prizrenit.

Çoçaj thotë se Tomisllav Tomiç, i ka ofruar drejtorisë parcelën personale prej 10-të ari për ndërtimin e shkollës. Drejtoria e Arsimit, pret që Instituti për mbrojtjen e monumenteve të dëshmojë se objekti nuk është nën mbrojtje, e më pas të nisë me projektin për ndërtimin e shkollës së re. Përndryshe, fëmijët e shkollës fillore të fshatit Drajçiç udhëtojnë disa kilometra në ditë për vijimin e mësimit në fshatin Mushnikovë.

Më Shumë

Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spital – dëmi rreth 400 mijë euro

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot rreth orës 03:00 të mëngjesit në një fabrikë në fshatin Mushnikovë të Prizrenit. Rastin për Klankosova.tv e ka...

Kosovës i rrëshqet ëndrra nga duart, Turqia shkon në Botëror

Kosovo ka pësuar një humbje të dhimbshme 0-1 ndaj Turiqsë në finalen e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës, duke i dhënë fund...

Lajmet e Fundit