2.9 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Banorët e Bazhdarhanes në Prizren kërkojnë furnizim të rregullt me ujë

Banorët e një pjese të lagjes Bazhdarhane kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me furnizimin jo të rregullt me ujë të pijes duke protestuar në mënyrë paqësore para objektit të Komunës së Prizrenit.

Përmes një komunikate bëhet e ditur se protestuesit kanë theksuar se furnizimi me ujë është e drejtë elementare njerëzore nga e cila ata janë të privuar çdo gjysmë ditë, për më shumë se një dekadë, përkundër kërkesave të adresuara në organet kompetente dhe takimeve të zhvilluara me përgjegjësit për zgjidhjen e këtij problemi.

Një delegacion i përfaqësuesve të protestuesve janë takuar me drejtorin e Shërbimeve Publike të Komunës së Prizrenit, Hasan Hasani, i cili ka shprehur gatishmërinë që ta diskutojë këtë shqetësim me banorët e lagjes. Sipas tij edhe pse furnizimi me ujë të pijes nuk është kompetencë e drejtpërdrejtë e Komunës së Prizrenit, megjithatë pushteti lokal do të organizojë një takim të përbashkët me banorët dhe zyrtarët e KRU Hidroregjionit Jugor për ta shqyrtuar këtë çështje.

Përfaqësuesit e protestuesve dhe të Komunës janë pajtuar që takimi i përbashkët me zyrtarët e Hidroregjionit Jugor të zhvillohet të enjten. Pas dakordimit për mbajtjen e një takimi të përbashkët, protestuesit janë shpërndarë në mënyrë të qetë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Fshati që pret

Nga Shkëlzen Çoçaj Fshati që dikur këndonte, tash gjumi e ka mbuluar. Shtëpitë e zbrazura mbajnë ende kujtime, era rrëmben gjurmët e fëmijërisë. Banorët u shpërndanë larg, në qytete të...

62 aksidente trafiku në vend

Bilanci i ditës së shtunë ka përfunduar me 62 aksidente trafiku në vend. Sipas statistikave të Policisë, 28 aksidente kanë ndodhur me persona të lënduar,...

Lajmet e Fundit