17.9 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Baraliu: Vetëm numërimi elektronik heq dyshimet për manipulim të votave

MazllumBaraliuMazllum Baraliu mendon se vetëm me futjen e votimit elektronik dhe monitorimit të shumëfishtë mund të eliminohet ky lëshim.

“Në gjendjen e tanishme, në sistemin që kemi të identifikimit të votuesve në vendvotime nga komisionarë, mënyra më e mirë do të ishte që secili komisionar të jetë i ndërgjegjshëm, dhe secili komisionar të jetë i përgjegjshëm dhe të kërkoj që çdo fletëvotimi të ngritët lartë, t’i ofrohet secilit komisionar të partive tjera dhe ata ta shohin saktësisht se si dhe kush është votuar, e jo të shikohet vetëm nga një person dhe të thuhet se ky apo ai person ka fituar”, ka thënë Baraliu, transmeton Botapress.

Baraliu ka shtuar se këto lëshime që kanë ndodhur flasin për këtë mundësi.

“Nuk besoj se dikujt i duhet një mandat nëse nuk e ka merituar. Nuk i bënë nder, dhe nuk ia vlen që ta ketë një pozitë nëse nuk e ka merituar. Derisa kjo vetëdije të ndodh, dhe derisa sistemi elektoral të avancohet, atëherë besoj se do të ketë mundësi që të eliminohen mundësitë për manipulime të procesit elektoral”, ka vlerësuar Baraliu.

Më Shumë

Ndërron jetë ‘Bilbili i Çamërisë’, Shaban Zeneli

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare artisti i njohur fierak Shaban Zeneli, i njohur gjerësisht si “Bilbili i Çamërisë”, pas një beteje me një...

Malishevë: Gjendet pa shenja jete një person në garazhin e shtëpisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në orët e pasdites, një person është gjetur pa shenja jete në garazhin e shtëpisë së...

Lajmet e Fundit