21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Shërbëtorët e Beogradit transformojnë operacionin “Shigjeta”

opinion 23Shkruan:Spiro Butka

Në 31Maj 2014 në Gorozhupe të Prizrenit historik, u përkujtua akti heroik i 15 dëshmorve të kombit Shqiptar, të rënë gjatë luftimeve të rrepta të betejës së Pashtrikut, një evinement luftarak tepër i rëndësishëm dhe simbol i luftës frontale të UÇK-ës. Në këtë përkujtim të përvitshëm, erdhën dhe morën pjesë si gjithmonë në manifestimin madhështor, luftëtar të atij operacioni dhe ish luftëtar të trija luftrave çlirimtare të trevave etnike Shqipëtare. Heroizmi luftarak i martirve të rënë në altarin e lirisë dhe vepra e luftëtarve që lufta i kurseu, u përkujtua në këtë përvjetor tërësisht e gjallë dhe e plotë, si pjesë e pandarë e Epopesë së Lavdishme të UÇK-ës. Si përherë, në këtë tubim u kremtua ajo pjesë e historisë kombëtare, ku kjo ushtri çlirimtare edhe pse jo e barabartë në forca e mjete me armikun, diti të lidhë aleanca politike e ushtarake dhe në ditën e duhur, solli një botë të tërë në ndihmë të popullit e vendit të vetë, ku për rezultat të atij bashkëpunimi direkt e indirekt të dukshëm, realizoi ëndrën dhe aspiratat kombëtare për çlirimin e Kosovës, njëherë e përgjithmonë nga pushtuesit nacionalistë të tërbuar Serbë. Në këtë ditë të shënuar, të asaj lufte madhore dhe pse Kosova zjente nga ethet zgjedhore, nuk munguan përfaqësues të qeverisë në largim e sipër. Por edhe pse kanë kaluar vite të tëra, e djeshmja dhe e sotmja u bënë bashkë me luftëtarët, popullin, miqtë, aleatët e dashamirësit luftës dhe i treguan armiqve tanë të djeshëm në luftë e sot kundërshtar në paqe, se ja ku jemi ne ata që na kini shtypur disa shekuj mizorisht, këtu në trojet tona të lirë e të pavarur, në sajë të atij gjaku të derdhur, nga mijëra dëshmor të rënë anë kënd atdheut tonë të shtrenjtë.

Nuk ishte i pranishëm në atë përvjetor, ish përfaqësuesi Politik i asaj lufte të UÇK-ës për vite të tëra, Hashim Thaçi djali trim i Drenicës heroike, që për momentet e përkujtuara, ishte Udhëheqësi kryesor i atij evenimenti luftarak, njëkohësisht Kryeministër i QPK-ës e Komandant i përgjithshëm i UÇK-ës. Gjithashtu, nuk u ndodh në atë përkujtim dhe komandanti i heshtur e fjalë pakë i UÇK-ës, i mirënjohuri Azem Syla, që pas Konferencës së Rambujesë, u emërua Ministër i Mbrojtjes i QPK-ës dhe nisur nga kjo detyrë, për organizimin e punës e mbarëvajtjen e atij operacioni, mori vendime e nënshkroi disa urdhra konkret, për zbatimin e detyrave përkatëse, që do të kryenin njësitë pjesmarrëse të UÇK-ës. Nuk mori pjesë në atë përvjetor edhe heroi i dy luftrave i Bosnjes dhe Kosovës Bislim Zyrapi, ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm deri në fund të Prillit 1999, më pas Ndihmës i Ministrit të Mbrojtjes dhe njëkohësisht Komandant i atij operacioni, ushtaraku që braktisi armatën Jugosllave dhe që pas luftës së Bosnjes, me bagazhin teorik e praktik të fituar në atë luftë, erdhi në Kosovë në vitin1997 dhe bashkë me disa kolegë të tjerë, ristrukturoi UÇK-ës, duke i dhënë asaj një pamje të re institucionale, të pranushme jo vetëm për politikën dhe diplomacinë Europiano-Botërore, por dhe për gjithë opinionin publik ndërkombëtar.

I harruan këta udhëheqës, drejtues e komandues për ti ftuar, apo harruan këta veten, për të marrë pjesë në përkujtimin e atij evenimenti luftarak, që vetë e planëzuan, organizuan, drejtuan dhe e realizuan, deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës, këtë nuk e pranon vetë përkujtimi, që u organizua me këtë rast, e që duhet gjente zgjidhjen e duhur, për tu realizuar, sa më konkret e në raport të drejt me realitetin historik të asaj kohe.

U fol në atë përkujtim për dëshmorët dhe për atë operacion, ashtu si u fol dhe 12 vite më parë në sallën e teatrit të Prishtinës në 22 Qershor 2002, ku mëndësitë e asaj kohe u shfaqën sërish, për të mos nxjerrë në dritë ato realitete historike, e për më keq të kohës që po jetojmë, skenaristë të ndryshëm kerrjeristë, të veshur me ose pa pushtet, tentuan të marrin përsipër autorsinë e atij evenimenti të rëndësishëm luftarak të epopesë së lavdishme të UÇK-ës.

Ai operacion nisi në 9 Prill 1999, me betejën e Koshares dhe vazhdoi me betejën e Pashtrikut në fund të muajit Maj 1999. Urdhërin për fillimin e veprimeve luftarake në agim të datës 9 Prill 1999, Rustem Berishës Komandantit të Drejtimit Operativ Nr.1(Br.138 etj.) e dhanë Azem Syla si Ministër i Mrbrojtjes të QPK-ës dhe Bislim Zyrapi si Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-ës dhe Komandant operacioni njëkohësisht. Ku ishin këta autor që pretendojnë sot, të dalin tani në paqe si “komandant të mëdhej” të UÇK-ës në 9 Prill 1999, këtë e di i madh e i vogël, jo vetëm nga Shqiptarët e Kosovës, por dhe ata që u shullëhën në diellin e Kroacisë në atë kohë lufte.

Për atë vepër luftarake të UÇK-ës, është folur, shkruajtur e janë dhënë intervista të ndryshme nga autor me kahje të kundra, për vite të tëra në pas luftë. Cilido në këto kohëra plurale, ka të drejtën e vet ligjitime, për të folur e për të shkruar atë që mendon vetë, por kurrsesi nuk i lejohet asnjërit, të përmbysë realitetet historike, për të ndërtuar kapituj të rinj në interes të vetes e njerzëve të tijë që e rrethojnë. Nisur nga kjo e drejtë lirie e secilit, duhet theksuar me forcën e arsyetimit llogjik, se historia e asaj luftë i takon atij populli, që u përball, luftoi e sakrifikoi denjësisht me armikun dhe si e tillë, ajo nismë lyftarake është e do mbetet një monument i historisë kombëtare sot e në përjetësi, si pjesë e patjetërsueshme e tijë.

Indinjata për të shkruajtur, lindi nga disa qëndrime e mendime regresive e të turbullta, që janë përhapur e që po vazhdojnë dhe në ditët e sotme, për këtë operacion luftarak të UÇK-ës, ku seicili nga këta kontrapedal, e transformon dhe manipulon sipas interesit të vet, duke e deformuar e falsifikuar realitetin e ndodhur. Kështu ka vepruar vite më parë Dilogogu i Golemit, i cili duke e vënë veten në rolin e Jovan Bregut, në.intervistën e dhënë gazetës “Shekulli” në 20 dhe 21 gusht të vitit 2000, i mohon UÇK-ës betejat e zhvilluara dhe kur flet për këtë operacion, thekson se “UÇK-ës zhvilloi vetëm luftime dhe planëzoi e organizoi një operacion të emërtuar “Shigjeta”, por që në praktikë, nuk mundi të arrijë përmasat e një operacioni”.

Më pas mendimet e tija bëhen paradoksale, sepse në librin autobiografik “Një kolonel midis Prishtinës e Tiranës”, shkruan se ai operacion u drejtua nga shtëpia e tij, familja e tijë e kryesisht djali i tijë në Tiranë. Duke shkuar më tej në pështjellimet e tijë cinike, është po Dilaveri i Goxhajve, që në intervistën e stërgjatur dhënë gazetës “Dita” në Tiranë në 29 Gusht – 21 Shtator 2013, paraqet një tjetër tabllo, ku pretendon se i ngarkuar nga SHP i UÇK-ës, paska qënë ai, që i ka vënë detyra ish komandantit të ZO të Pashtrikut Tahir Sinanit, për organizimin dhe zhvillimin e operacionit, në një kohë kur dihet, se ai operacion nisi nga kufiri imagjinar Shqiptaro-Shqiptar, e jo në thellësi të Pashtrikut, ku trimi Tropojan komandonte e drejtonte ZO të Pashtrikut. Për këto hamëndësira të zymta, Dilaverit i është dhënë përgjigja e duhur nëpërmjet disa artikujve si “Organizatorët, udhëheqësit dhe drejtuesit e UÇK-ës, përballë tentakulave të oktapodit Serbo-Sllav”, “Lufta e UÇK-ës midis nihilizmit dhe karrierizmit disfatist Dilaverian”, “Përgjigje mercenarit karrierist e ngatërrestar Dilaver Goxhaj alias Jovan Bregu”, “Shigjeta e UÇK-ës dhe fantazia karrieriste e Jovan Bregut alias Dilaver Goxhaj” e shkrime të tjera, të cilët janë botuar në shtypin e përditshëm të Prishtinës e Tiranë dhe në faqet prestigjioze “Pashtriku.org”, “Agjensia e Pavarur e Lajmeve Kosovapress”, “Ora e Shqypnisë” dhe “Epopeja.org”, ku qëndrojnë të hapura dhe sot e kësaj dite, për ti lexuar kushdo që dëshëron.
Në këto zhvillime e sipër, Beogradi i pakënaqur nga mosarritja e synimeve të planifikuara, hodhi në veprim Flori Bruqin UDB-ashin e rritur, edukuar, përgatitur dhe rekrutuar personalisht nga vetë ish shefi i shërbimeve sekrete të regjionit të Deçanit J.Gjorgjeviçi, i cili për më tej e dërgoi në Beograd, ku duke e trajnuar nën kujdesin e specialistëve të shërbimit sekret Serb Çedo Perkoviçit e Vlladan Dorgeviçi, u përgatit për veprim të errëta në prapavijën Shqipëtare të Kosovës. Për të mbuluar veprimtarinë agjenturore të këtij debili të lindur, produkt i hibridit Serbo-Shqiptar, Beogradi financoi pjesë të kapitalit të vet, duke i vënë në dispozicion biznese farmaciotike dhe disa faqe intrneti të njohura dhe anonime, për të propaganduar plagjiaturat marramëndëse, jo vetëm të tijat por dhe të kurtizaneve që i lëpihen për bukën e gojës.

Tradhëtitë e tij nuk kanë anë e fund dhe sot nuk do të ndalem për ato poshtërsira, sepse objekt i këtij shkrimi, është mbrojtja e veprës madhore të UÇK-ës, nga transformimet, manipulimet dhe fallcifikimet, që i janë bërë dhe i imponohen asaj historie të lavdishme, nga ky idiot i lindur dhe dy bashkëpuntorët e tij, mashtruesja ordinere, injorantja me arsim të cunguar Rajmoda Maleçka dhe FARK-isti i njohur i bandave të Tahir Zemës dhe i prapavijave të errëta të falangave Serbe, Shqipfolsi Fazlli Berisha.

Fillimisht do ti tregoj dhe shpjegoj opinionit publik Shqiptar të kudondodhur, se si UDB-ashi Flori Bruqi, duke plagjiatuar pjesë të atij operacioni nga faqja prestigjioze “pashtraku.org”, bënë bashkimin tyre në mënyrë të qëllimshme, me sajimet mashtruese të Rajmonda Maleçkës dhe një oficeri të liruar nga ushtria Shqiptare, për përhapjen e panikut në qytetin e Kuksit, nga një sulm i rremë i Serbve kundër popullatës të këtij qyteti. Cili është ushtaraku në fjalë, nuk do të zgjatem më tej, sepse ai duke spekuluar në besimin e ish komandantatit të logjistikës të Fontit të Veriut Xheladin Gashi, në vend që të merrej me detyrat që i ishin caktuar, në qëndrën e grumbullimit të luftëtarve të UÇK-ës, të ardhur në Hellshan të Hasit nga perëndimi, në të kundërt të tyre, me tepër u muar me shkëmbim valute dhe veprime ë tjera të cilat kanë të bëjnë me medikamentet e shtrenjta mjekësore, që vinin nga diaspora, për luftëtarët që plagoseshin në frontin e luftës, por që përfundonin në farmacitë enigmatike të Shqipërisë. Dhe jo vetëm ato, por dhe materiale tjera të logjistikës, me të cilat mbushesh bagazhi i një xhipi, para se të nisej, pothuajse për ditë drejt qytetit të Kukësit. Më e keqja e këtij oficeri, është dhe një fakt tjetër domethënës, kur atij ju bë thirrja, për tu rreshtuar krahas luftëtarve të tjerë të operacionit “Shigjeta”, ai u shmang në heshtje sipër, duke i kthyer shpinën frontit të luftës, ndërkohë që në këto kohëra të pas luftës, sajon gënjeshtra nga më të ndryshme, për veprimtarinë e tij në ndihmë të UÇK-ës para dhe gjatë asaj lufte.

Rastin e këtij mjerani e shfrytëzoi agjent i afirmuar i Beogradit Flori Bruqi, i cili duke vazhduar veprimtarinë e tij agjenturore, peshkoi dhe rekrutoi Rajmonda Maleçkën, një mashtruese ordinere me arsim të cunguar tetëvjeçar, e cila prezantohet nëpër Kosovë e trojet etnike, herë si deputete e Partisë Demokratike Shqipëtare dhe herë si Kolonele e forcave speciale të ndërhyrjes së shpejtë dhe të dy këto prezantime, i pështjellon me të qënurit njëkohësisht, shkrirmtare, poete, gazetare, historiane, analiste diplomate, akademike e shumë profecira të tjera të sajuara nga plagjiatori i sajë Flori Bruqi, i cili me paturpësinë e vet të njohur brënda dhe jashtë këtij vendi, e krahason këtë “mikëshën e ngushtë” me heroinën e popullit dhe kombit Shqiptar, Shote Galicën, duke e ofenduar shumë rëndë figurën e kësaj burrneshe historike dhe atje ku i prehen eshtrat në këtë histori të re të Kosovës Shqiptare, të ndarë akoma nga Shqipëria.

Rajmonda Maleçka, nga që nuk di të shkruaj ende mirë emrin e vet, bënë sikur shkarravitë dhe këto i plagjaton siamezi vetë Flori Bruqi e të tjerë, që rendin pas fustanit të sajë, në shumë qytete të kësaj toke që ajo i rëndon. Se çfarë shkarravit ajo në ato libra skëterrë, asaj dhe Flori Bruqit u është dhënë përgjigja që meritojnë nëpërmjet artikujve, “Historia e luftës së Kosovës, nuk mund të shkruhet nga mashtruesit e pamoralshëm”, “Këlyshët e Beogradit, kërcënojnë luftëtarin e UÇK-ës”, “Lufta me mullinjtë e erës e Rajmonda Maleçkës, në Hasin mes luftës e lirisë”, “Luftëtar të Ushtrive çlirimtare, mos lejoni fallcifikimin e historisë nga UDB-shët e pamoralshëm Europianë Karla Del Ponte e Dik Marty, Australiani Craig Juriseviç dhe ata vendor të Beogradit vrastar Serbo-Sllav Rajmonda Maleçka e Flori Bruqi”, artikuj të botuar në shtypin e përditshëm të Tiranës e Prishtinës dhe në shumë faqe interneti, që u përmëndën më sipër.
Nisur nga ngërçi i krijuar nga poliagjentët e vetë brënda rrjetit agjenturial, Beogradi e vazhdoi lojën e tijë aventureske me një tjetër shërbëtor të bindur, përgatitur dhe rreshtuar brënda rradhëve të FARK-ut, pseudo strategun e ke kësaj paslufte Fazlli Berisha, i cili kohët e fundit, ashtu si pa u ndjerë si tënjë e butë, thur e sajon të paqëna, në mënyrë të qëllimëshme, për operacionin “Shigjeta” dhe luftëtarët e atij operacioni.

Duke dalë në faqet e internetit “Bashkimi Kombëtar”, të rekomanduar nga Flori Bruqi, me palo shkrimin “Apo manipulohet me regjistrat e pjestarve të UÇK-ës”, drejtuar OVL të UÇK-ës dhe Presidentes së Kosovës, ky mjeran me mënyrën e të shkruarit dhe përmbajtjen e shkrimit, e pranon vetë idiotësinë, injorancën e karrierizmin e sëmurë që e shtyn, për të sajuar situata të pa qëna në adresë, të atij evenimenti luftarak kryesor të UÇK-ës dhe drejtuesve e komanduesve të këtij operacioni. Me ato që shkruan ai, tregohet qartazi, se cili është në vërtetë Fazlli Berisha, nga kush shtyhet në këto marrëzira e kujt i shërben. Ndërsa mashtruesja Rajmonda Maleçka e yshtur nga agjenti i shumë shërbimeve sekrete Flori Bruqi, në një libër të sajë “Hasi mes luftës e lirisë”, nëpërmjet të intervistuarve kotraditor, herë nxjerr Fatmir Limaën si komandant operacioni, herë Kemal Shqirin dhe hera herës Hysni Sylën, rrufjani ngatërrestar Fazlli Berisha, i vazhdon hamëndësitë farkiste, duke i bërë lesh e li me ato sajesat që thur, ku Hysni Sylën e përgojon si komandant të Dr.T.Nr.3, në një kohë që dokumentacioni i firmosur nga ish Ministri i mbrojtjes Azem Syla, e paraqet me firmë e me vulë si komandant të Dr.T.Nr.4. Një ngatërrestar komplet injorant, jo të pa përgjegjshëm, por krejtësisht të instruktuar, për të dezinformuar opinionin publik Shqiptar të kudo ndodhur, me ato përralla e gënjeshtra që shkarravit në shkrimin e tij drejtuar Presidentes së Kosovës.

Nuk janë vetëm këto, ato që ka kurdisur në atë shkrim i hallakaturi Fazlli Berisha, por dhe shumë sajesa të tjera, që ai thur e i fut aty këtu, për të poshtëruar Komandantin e vet të Dr.T.Nr.3 Ruzhdi Saramatin dhe dëshmorët, që kanë rënë gjatë asaj beteje legjendare, të përmendur dhe nga ish Komandanti i forcave të NATO-s, Gjenerali Uesli Klark, në kujtimet e veta në pasluftë. Për më keq të vetes mjerani FARK-ut, si dorë e zgjatur e Serbisë, duke vazhduar karshillëkun, për habinë e të gjithëve i heq maskën vetes dhe nxjerr fytyrën e vërtetë, kur shkruan se luftën në Gorozhupe e bëri “Kapedani i trupave të FARK-ut” Fazlli Berisha e jo Dr.T.Nr.3 (ose Br.128) i udhëhequr dhe drejtuar nga Komandanti Ruzhdi Saramati. Ky karrierist i etur për lavdi personale, është kaqë injorant, sa nuk e kupton, që me ato që shkruan, zbulon vetveten dhe prapësirat që propagandon në atë shkrim, kur thotë se historia e atij operacioni, duhet shkruajtur ashtu si do ky bajraktar i FARK-ut e në favor të tijë, dhe jo ashtu si është realiteti historik, që fatmirësisht e sjell plotësisht të pastër në këtë pas luftë vetë dokumentacioni i atyre ndodhive, kur është realizuar kjo vepër madhore luftarake e UÇK-ës. Është më tepër se fatkeqësi, por e vërteta duhet thënë ashtu si është, sepse në të kundërtë nuk mohojmë veten, por dhe krejt atë gjak që u derdh në atë luftë madhore.

E theksoj këtë, sepse nuk duhet lejuar ky Shqipëfolës i veçantë, jo vetëm të veprojë, por as të mendojë, për të ndërhyrë sadopak brënda asaj pjese të historisë, me ato që shkruan, e që nuk di ti shkruajë në gjuhën amtare dhe me fjalët e shprehjet që përdor, e bastardon atë tepër barbarisht në atë shkrim, ku duke u shtirur si “politikan i regjur e ushtarak i madh”, kujtonë se do e dëgjoj populli atë dhe ata që struken pas tij si hije, për ato marrëzira që hamëndësonë, ky handikap i kurdisur nga Beogradi. Luftëtarët e UÇKës, duke u betuar para flamurit kombëtar, e zbatuan premtimin dje në atë luftë të ashpër kundër rregjimi më të urryer dhe sot si zotër të vërtetë të vendit, janë gjithmonë të gatshëm e vigjilentë e zotohen përsëri më shumë se kurrë, për të mbrojtur e ruajtur të pastër, historinë e vetes, të popullit dhe kombit, deri sa të egzitojë njerzimi, si pjesë e pandarë këtij rruzulli tokësor. Ajo luftë heroike, që u zhvillua në atë truall Shqiptar, është jeta dhe vepra e luftëtarve që morën pjesë e luftuan, duke sakrifikuar dhe pikën e fudit të gjakut, prandaj mos guxoni ta prekni atë, se ajo ka akoma prushin të ndezur. Ruhuni nga ai prush i ndezur, sepse ai prush, për të ruajtur të pastër idealin e të rënëve anë kënd atdheut tonë të Shtrenjtë, i djeg çibanët që i rëndojnë kësaj toke Iliro Shqiptare.
Spiro Butka
Ish Zv/Komandant i operacionit Shigjeta” gjatë luftës së UÇK-ës
Aktualisht Kryetar i SHVL të UÇKës Tiranë

Më Shumë

Suharekë: Kontrollohen dy shtëpi, sekuestrohet arma

Në fshatin Nishor të Suharekës janë kontrolluar dy shtëpi të dy të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 16 fishekë me gaz...

65 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë

65 aksidente trafiku janë raportuar në polici brenda 24 orëve. 18 nga to me të lënduar, ndërsa 47 me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar...

Lajmet e Fundit