Barcelona ende beson se do ta zërë Real Madridin në garë për titull

Arturo Vidal është zotuar se Barcelona do të luftojë deri në fund për titull në La Liga, pas fitores së vështirë 1:0 kundër Real Valladolidit të shtunën.

Mesfushori kilian Vidal e shënoi golin vendimtar në minutën e 15-të, falë asistit nga Messi, i cili ishte i 20-ti këtë sezon për argjentinasin.

Barça kishte lëshuar pikë në tri ndeshje që prej rifillimit të La Ligës dhe sikur të lëshonte për herë të katërt të shtunën, atëherë djelmoshat e Quique Setien nuk do të kishin më shpresa për titull.

Por tri pikët e reja bëjnë që presioni të bjerë mbi Real Madridin, i cili është lider me një pikë më shumë por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Barcelona do të vazhdojë të shpresojë deri në momentin që skuadra e Zinedine Zidane të jetë e pakapshme.

“Ne e dimë se varet. Ne thjesht duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet që na kanë mbetur”, tha Vidal pas ndeshjes.

“Nuk varet nga ne. Ne thjesht duhet ta bëjmë punën tonë dhe ta shohim se çfarë bëjnë ekipet e tjera”, shtoi ai./Express

Më Shumë

Dy çifte u kapën duke votuar në të njëjtën kabinë në Mamushë

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se procesi zgjedhor në këtë qytet, kryesisht ka pasur ecuri të...

E rëndë në Prizren: Një grua gjendet pa shenja jete në rrugë

Një grua është gjetur pa shenja jete në një rrugë në qytetin e Prizrenit. Siç bën të ditur policia në raportin 24-orësh, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit