Barcelona ka folur me Pogban

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona ka qenë në kontakte direkte këtë verë me Paul Pogban.

Gjigantët e Spanjës dëshiron me çdo kusht ta transferonin francezin dhe vazhdojnë të shpresojnë se marrëveshja mund të arrihet në janar.

Pogba ka kohë që ka thënë se do të dëshironte të luajë me Lionel Messin, dhe është mësuar se ai më parë dëshiron t’i bashkohet Barcelonës se sa të kthehet te Juventusi.

Pogba është pjesë e Man United që nga viti 2016, ku ka bërë 92 paraqitje dhe ka realizuar 17 gola.

Francezi ka probleme me Jose Mourinhon dhe nuk është i lumtur në “Old Trafford”

 

Më Shumë

Nënshkruhet marrëveshja për dislokimin e rezervuarit në Kalanë e Prizrenit

Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Ekonomisë dhe Hidroregjioni Jugor kanë nënshkruar një marrëveshje tripalëshe për realizimin e projektit kapital “Dislokimi i rezervuarit...

Liria sot në Ferizaj, i duhet vetëm fitorja për playoff-in

Liria zhvillon sot ndeshjen e fundit të sezonit në Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me Dinamon në një duel vendimtar për...

Lajmet e Fundit