24.9 C
Prizren
E premte, 20 Qershor, 2025

Bardhyl Meta: Besim Beqaj me skenar të SHIK-ut

Bardhyl MetaKandidati i LDK’së për deputet Bardhyl Meta i është kundërpërgjigjur Besim Beqajt, i cili tha se lideri i opozitës mund të arrestohet. Sipas Metajt, Beqaj po vepron sipas skenarit të SHIK’ut, derisa Arben Gashi, po ashtu kandidat i kësaj partie për deputet, ka thënë se këto kërcënime po vijnë si pasojë e panikut që ka kapluar bandën e Hashim Thaçit.
Pas deklaratës së mbrëmshme të Besim Beqajt të PDK’së, i cili s’kishte arritur të bëhej deputet në zgjedhjet e fundit, kanë reaguar dy zyrtarë të LDK’së, Bardhyl Meta e Arben Gashi.

Meta ka thënë se kërcënimet e Besim Beqajt janë skenar i SHIK’ut pas shkapërderdhjes së PDK’së.

“Është për të ardhur keq që kolegu nga PDK’ja, qeverisja në shkuarje, me logjikë të SHIK’ut sajon akuza të tilla banale. Logjikë tipike e SHIK’ut. S’kanë ku ta ndërtojnë shpresën. Partia po u shkapërderdhet. Qytetarët po kërkojnë rikthimin e dinjitetit dhe po e kërkojnë më 8 qershor”, ka thënë Meta, për Express.

Më tej, ky zyrtar i LDK’së, ka përmendur një rast të korrupsionit për të cilin ka kërkuar përgjigje nga Hashim Thaçi e Besim Beqaj.

“Më mirë që z. Thaçi dhe z. Beqaj t’i tregojnë opinionit se sa para i kanë kërkuar T-Mobile gjerman atëherë, në valën e mëhershme të privatizimit, e për të cilën njoftohet edhe zyrtarisht nga T-Mobile në kumtesën e tyre zyrtare. EULEX’i po merret me këtë çështje. Kërkojmë që edhe z. Thaçi edhe z. Beqaj në mënyrë paqësore, të qytetëruar dhe në mënyrë të dinjitetshme më 8 qershor respektivisht në mbrëmjen e 8 qershorit ta dorëzojnë pushtetin e jo me skenare të SHIK’ut”, ka shtuar ai.
Ndërsa, Arben Gashi, ka thënë se kërcënimi i Besim Beqajt nuk është vetëm për opozitën por u drejtohet të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Ky është mentalitet tipik dikatorial i kapjes së shtetit nga individët. Ky nuk është vetëm kërcënim për Kryetarin e opozitës por ky është kërcënim për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, deklarimet e Beqajt dëshmojnë se PDK e ka kapur shtetin dhe po dëshirojnë ta shëndërrojnë në shtet diktatorial.

“Këta janë në panik të humbjes dhe kjo sjellje është kërcënim për të gjithë qytetarët e Kosovës.Ku guxon një Ministër të deklarohet se kush do të arrestohet e kush jo. Kjo është sjellje tipike diktatoriale të njerëzve, të cilët e kanë humbur arsyen”, ka shtuar ai

Më Shumë

Prizreni blindon mbrojtjen: Argjend Qela rinovon kontratën

Klubi futbollistik Prizreni ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me qendërmbrojtësin shtatlartë dhe të pathyeshëm, Argjend Qela. Klubi e cilëson këtë lëvizje si vazhdimësi të...

Kanosi tre policë, prizrenasi gjatë aktit rrëzohet dhe bëhet për spital

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se kishte kanosur tre policisë. Sipas policisë, i dyshuari pas shqiptimit të gjobës në trafik, kanosi zyrtarët...

Lajmet e Fundit