3.2 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Bashkë me nënën shtatzënë ka vdekur edhe foshnja

Bashkë me nënën shtatzënë ka vdekur edhe foshnja

Bashkë me shtatzënën që ishte infektuar me koronavirus dhe vdiq në Klinikën Infektive, ka vdekur edhe foshnja e saj.

KOHA nga burime të saja ka mësuar se edhe foshnjës i ishte përkeqësuar gjendja qysh mbrëmë dhe kësisoj ka vdekur.

Edhe ish-kryetarja e Gjakovës e ka konfirmuar duke bërë thirrje te qytetarët për kujdes të shtuar.

“Ngushëllime familjes dhe gjithë të njohurve të saj. Vdekja e dyfishtë e nënës dhe bebes së saj të palindur, shton pikëllimin dhe ngritë alarmin për pasojat e infeksionit”, ka shkruar Kusari-Lila.

MSH-ja në njoftimin për media nuk e ka sqaruar fatin e foshnjës.

Mëngjesi na erdhi me lajmin e trishtë për humbjen e jetës së gruas shtatëzënë nga Gjakova si pasojë e infeksionit me…

Gepostet von Mimoza Kusari am Dienstag, 21. April 2020

 

Vdes gruaja shtatzënë me COVID-19

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës njoftoi se gjatë orëve të para të datës 21.04. 2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka ndërruar jetë pacientja V.P. me vendbanim në Gjakovë (1980) e diagnostikuar me COVID-19.

E njëjta, ishte shtatzënë dhe po trajtohej në mjekimin intensiv të klinikës që prej datës 15 prill 2020.

Kjo është vdekja e 13, e pacientëve me COVID-19 në këtë klinikë dhe e 16-ta në nivel të shtetit.

Ndryshe, deri tani të infektuar me coronavirus janë identifikuar 598 raste, 16 viktima dhe 123 të shëruar. /Telegrafi/

Më Shumë

Superliga mbyll fazën vjeshtore, vëmendja te derbi lokal në Suharekë

Sot përfundon faza vjeshtore e Superligës me dy ndeshje kryesore. Në Suharekë zhvillohet derbi lokal mes Ballkanit dhe Suharekës, me fillim në ora 13:00. Në...

Dominimi i Ballkanit: Klubi, futbollisti dhe trajneri më i mirë për vitin 2024

FC Ballkani ka vulosur edhe një herë statusin e tij si fuqia kryesore në futbollin kosovar, duke fituar tre çmime madhore për vitin 2024....

Lajmet e Fundit