Naser Bresa
Shumë pyetje, shumë përgjigje, shumë diskutime dhe më shumë konfuzion!
A po bashkëjetojmë me mendësinë e prekjes së Covid 19, apo bindjen se edhe ky është si shumë virus tjerë, prej syresh edhe vrasës!
Nëse dihet struktura e virusit, etimologjia e tij, atëherë shumë më lehtë mund të përfitohet vaksina kundrejt tij, pra dikush diçka po hijezon. Ngërçi gjithëpërfshirës është duke krijuar spazmë globale, ankth, çdo ditë rëndon skajshmërisht gjendjen para virusale sidomos në grupet me rrezik të lartë-sistem imun të dobët, persona n’proces ekzaminimi, posaçërisht Covid-pozitiv.
Në këtë vorbull jem përfshirë edhe ne si përbërje demografike- alo Evropiane., edhe ne jem Evropë, bukur tingëllon, por mjerisht për të keq, thuhet e keqja është e përbashkët, ndërsa përfitimet janë në nivel të dëshiruarës. Më e keqja apo më e pa përballuara këto ditë është mjegullimi i mënyrës së infektuarit, versione nga individ të ndryshëm, qoftë në media apo rrjete sociale, psh, maska nuk duhet vendosur, në anën tjetër thuhet se virusi është i pa njohur, pra paqartësi në mënyrën dhe formën e bartjes “dyshohet edhe përmes ajrit”, pastaj, dikush thotë virusi jeton apo qëndron aktivë për 24 orë në sipërfaqe të rrafshëta(tavolinë, dysheme e sidomos në plastikë dhe çelik), të tjerët apostrofojnë, disa minuta deri në 3-4 orë, shumë e shumë hipoteza.
Po ashtu spekulohet për temperaturën e volitshme për virusin konkret, qe gjithnjë sipas tyre sillet rreth 8 0C në mjedisin e jashtëm, askush nuk po flet për virusin dhe temperaturën e brendshme të njeriut 36.5 0C, këtu shumëçka po lenë për të dëshiruar! Hipotetikisht, pse nuk po e vret kjo temperaturë këtë virus, si dhe a është përgjigje e vetë organizmit kundrejt virusit rritja e temperaturës nga 36.5 në 38, 39 apo edhe 40 në raste.
Tjetër element, pse nuk epen shënime për Rh-Faktorin, Pozitiv apo negativ, cili nga këta është më i atakuar, apo më rrezistent, përveç disa shënimeve për grupe gjaku. Një është e vërtet se çdo virus është aktiv vetëm kur është brenda qelize, madhësi e Covid-19 është përcaktuar 120 nm(nanometer), virus i natyrës ARN(posedon tre lloje proteinash, si, E-proteinë, S-Proteinë dhe M-proteinë).
ARN-virusi ka aftësi të jashtëzakonshme shumimi, po ashtu janë të njohur me aftësi ndërrim-kodimi, thjesht i pa parashikueshëm. Virusi-helm, në këtë sfond ngrit një çështje, nëse T-Limfocitet janë pararendës apo ushtar të mbrojtjes nga virusi HIV, që po ashtu sot është fort mirë i studiuar, që nga 1983-4 nuk ka asnjë sinjal për vaksinë, a janë cak rrugët respiratorë apo sërish T-Limfociti bie pre e Covid 19, nëse Po, sa kohë duhet për të verifikuar, përgatitur vaksinën? Pyetje shtesë, pse pikërisht virusi lokalizohet në organe respiratorë, a është rruga më e afërt me parazitin nga mjedisi i jashtë, apo është pjesë më e pa mbrojtur nga antikorpet, ose virusi kërkon sasi të madhe O2 për të fuqizuar veprimin e tij duke përfshirë edhe shumimin e tij…?!
Në Galaksi ka shumë kometa, qarkullojnë pa ndonjë cak, rrallë munden me qëllua satelit, aq sa nastradamuset e së sotmes të përcaktojnë mënyrën e infektimit, se për trajtim tash për tash janë metoda uniforme(referuar përvojës Kineze, ata ulën vdekshmërinë nënë 2% prej të gjithë të infektuarve).
Dëgjohet në vazhdimësi, si vend për karantinë të shfrytëzohet Parku Inovativ në Priren, pra të përcaktohet si zonë e izolimit apo kufizimit lëvizjes-karantina. Me automatizëm nënkuptohet se të prekurit janë persona tjerë, të trajtuar jo njëjtë, të “lëçitur” nga shoqëria, pra pa drejtësisht trajtuar. Gjendja Emergjente, si para fazë me të Jashtëzakonshmen i krijon mundësi qeverisë-kryeministrit të marr hapa të jashtëzakonshëm e në rastin konkret të dyshuarit, të infektuarit, të drejtohen në adresë tjetër, jo në Parkun Inovativ, por në klinka Private të cilët pasluftës kanë mbipopulluar në mënyrë të jashtëzakonshëm.
Klinikat private janë pjesë e shoqërisë sonë, besoj se kanë shërbyer konformë etikes Hipokratit, të tillët duhet solidarizuar me po të njëjtit-popullatë e Republikës së Kosovës. Urojmë resursi i përgatitur teknikisht, me staf profesional (shumë mjekë janë bashkëpunëtorë apo pjesë e stafeve të këtilla), klinikat e shumta( 15-20 sosh), përfaqësues të këtyre klinikave të tregojnë humanizëm apo të reflektojnë, në rastin më të vështirë nëse ndodh (urojmë kurrë mos të ndodh), të trajtojnë ne mënyrë imediate pacient të kësaj natyre. Besoj në zgjim ndërgjegje të stafit udhëheqës të klinikave, në të kundërtën do të vetëdijesohen nga ata që janë të thirrur!
Gjërat duhesh matur në kutinë pozitive, njerëz nga ky virus po shërohen, bazuar në mostrimet Kineze, si dhe vende tjera si rasti më i ri Maqedonia, shëron personin e parë të infektuar. Pyetje se me çka u trajtua? Si u trajtua dhe si u eliminua virusi vrastar? Nga këtu mund të apostrofojmë se ky virus-covid 19, si shumë të tjerë nuk mund të vras nëse pamundësohet ekspansioni i tij brenda organizmi-qelize, luftë e ekspertëve, së fundi edhe në vendin tonë. Ma e mira prej të mirave është, parandalimi për tu sfiduar, apo për të qenë i sfiduar, mjerisht, elemente krekoseshe, vetëbesim apo shtirje në vetëbesim-trimëri verbuese shpejton mundësin e atakimit dhe sprovimit të virtyteve sipërfaqësore!
Të ecim këmbë-tokë, të mendojmë për vete dhe të dashurit, të rrisim nivelin e auto përgjegjësi dhe ndërgjegjësime, duke përdorur mjete mbrojtëse, maska, dorëza, mjete dezinfektuese, por para së gjithash regjim shtëpie-t’kufizojmë lëvizjet.
Më i verbët se ai që nuk dëshiron të shikoj, më i shurdhët se ai që nuk dëshiron të dëgjoj, më i marr se ai që nuk dëshiron t’kuptoj, s’ka…!
“Daullet bien për ata që kanë veshë”
“Duhet të jem mirënjohës për të gjithë ata që sot përballen drejtpërdrejt me virusin-covid-19 i cili ngrin me automatizëm frymimin e lirë-virtualisht, fatkeqësisht edhe organikisht, andaj stafi i ekspozuar apelojmë te vlerësohet dhe trajtohet me prioritet nga institucionet qeveritare, duke ju dhanë status të benificuar-rimbursim dhe ngritje në nivel profesionale. Vendi ynë nuk vuan nga profesionalizmi por nga pranimi i vlerave që posedojnë, koha na mëson, ndryshimi është proces, ashtu si edhe perceptimi individuale dhe grupore…” !