15.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Bashkëpunimi me Rusinë, një avokat në SHBA pritet të pranojë fajësinë

Avokati, Alex van der Zwaan, pritet të pranojë fajësinë, për deklarata jo të vërteta të dhëna për FBI-në.

Kështu ka njoftuar sot zyra e këshilltarit special të SHBA-së, Robert Mueller, i cili po heton për të zbardhur një bashkëpunim eventual midis organizatorëve të fushatës së Trump dhe Rusisë, në zgjedhjet presienciale të SHBA-së më 2016.

Një deklaratë e tillë, e bën avokatin Zwaan personin e gjashtë që do të pranojë fajësinë, apo që është paditur nga ekipi i Muellerit.

Sipas ekipit të Muellerit, ai ka gënjyer hetuesit për komunikimet që ka pasur me Rick Gates, ish-ndihmësin e fushatës së Trumpit, i cili po ashtu është akuzuar vitin e kaluar për komplot dhe pastrim parash.

Zëaan thuhet se ketë asgjësuar disa e-maile të kërkuara nga ekipi i Muellerit. Ai do të pranonte fajësinë gjatë ditës së sotme.

Në dokumentin e Muellerit ka shqetësime për aktivitetet e avokatit në vitin 2012, në një kompani ligjore amerikane, e cila ishte angazhuar nga ministria ukrainase e Drejtësisë, lidhur me gjykimin e ish-kryeministres, Yulia Tymoshenko.

Këshilltari Mueller është duke hetuar nëse ka pasur bashkëpunim në mes të fushatës së Trumpit dhe Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së më 2016.

Si Trump ashtu edhe Rusia, hedhin poshtë supozimet për një bashkëpunim të mundshëm mes dy palëve.

Më Shumë

Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren

Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit...

Ndërprerje në furnizimin e ujit në Prizren dhe Malishevë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar konsumatorët se sot me datën 26.04.2024 prej orës 10:20 për shkak të defektit të...

Lajmet e Fundit