18 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Conte: Kombëtarja? Nëse skenarët ndryshojnë, gjithçka e mundur

Antonio Conte u shpreh i keqardhur për barazimin me Barcelonën në “Stamford Bridge”, pas atij avantazhi të arritur me golin e Willian. Trajneri italian e ka të qartë se mundësitë për një kualifikim të mundshëm në “Camp Nou” janë zvogëluar, sikurse edhe zërat për një shkarkim të mundshëm do të shtohen.

“Këtu në 14 vitet e fundit kanë drejtuar 10 trajnerë. Kjo është historia e Chelsea-t dhe shtypi luan shpesh me këtë zakon. Pas rezultatit të parë negativ flitet për shkarkim. Për mua nuk ka asnjë problem, përkundrazi, më pëlqen presioni, por shpresoj që të mos ndikojë te lojtarët.”

A do të jetë e ardhmja e tij në Kombëtaren e Italisë pasi të largohet nga Chelsea?

Kam qenë shumë i qartë në të shkuarën kur jam shprehur se kam kontratë deri në vitin 2019 dhe kam ndërmend ta respektoj. Në futboll mund të ndodhë gjithçka. Dihet që puna jonë është me valixhe në duar. Synimi im është të qëndroj te Chelsea, por nëse gjërat ndryshojnë mund të hapen skenarë të rinj.”

Më Shumë

Bashkimi në finale

Bashkimi mposht Borën me rezultat 100–76 në ndeshjen vendimtare dhe me rezultat të përgjithshëm 3–2 në seri, siguron finalen e Playoff-it. Pjesa e parë ishte...

“Kur Hasi Jehon, jehon Shqiptaria” – Osmani vlerëson festivalin në Gjonaj

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në edicionin e këtij viti të festivalit "Hasi Jehon", i cili po mbahet në Gjonaj të...

Lajmet e Fundit