Bashkim Kryeziut nga Prizreni, i shqiptohet masa e paraqitjes në polici

Gjykata themelore ne prizrenGjykata Themelore në Prizren, ia ka caktuar masën e paraqitjes në polici Bashkim Kryeziut. Ai dyshohet se ka kryer veprat penale; shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, dhe mbajtja në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

“Të pandehurit i caktohet masa e paraqitjes në stacionin policor në kohëzgjatje prej 1(një) muaji, duke llogaritur prej datës, 17.12.2014, dhe do të zgjasë deri me datën 17.01.2015”, njofton Gjykata Themelore në Prizren.

“I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal , se me datën 18.12.2014 rrethe ore02:45 minuta, pasi tri orë më parë me datën 17.12.2014,rrethe orës 23:00, i pandehuri i shoqëruar me V. Kryeziun nga Prizreni, kishte pasur një mosmarrëveshje dhe përleshje fizike me H. Dhe L.Nishorin nga Prizreni, në rrugën e ,,Ulqinit,, , me ç’rast V.Kryeziu kishte pësuar lëndime trupore me mjet të mprehtë në kokë”

“I pandehuri Bashkim shkon në shtëpinë e tij, ku merr armën e zjarrtë pushkën automatike të tipit AK-47, shkon në lokalin e biljardos në rrugën e ,, Ulqinit, ku tri herë shkrep në plafonin e biljardos ku ishin prezent H. L. Dhe I. Nishori. “/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vazhdojnë dëgjimet publike në fshatrat e Suharekës për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të fshatrave të ndryshme në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit...

Hoti me Abdixhikun e Osmanin, u uron mirëseardhje në Rahovec

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në një tubim në Rahovec me Lumir Abdixhikun e Avdullah Hotin. Në...

Lajmet e Fundit