Bashkimi Demokratik lidhë koalicion me Ballin Kombëtar

foto konferencaBashkimi Demokratik(BD) ka nënshkruar të hënën marrëveshjen e koalicionit me Degën e Ballit Kombëtar në Prizren.

Nënkryetari dhe shefi i Shtabit Zgjedhor i BD-së, Nysret Durmishi tha se Bashkimi Demokratik në këto zgjedhje po futet shumë e përgatitur.

“Përveç miqve nga forcat tjera politike, partner kryesorë për fitoren e sigurtë në zgjedhjet e nëntorit do ta ketë qytetarin e Prizrenit me të cilin kryetari jonë Zafir Berisha dhe ekipi i tij janë në kontakte të vazhdueshëm dhe janë duke bërë kontratën qeverisëse për mandatin 4 vjeçar”, tha Durmishi.

Sipas tij, qytetarët e Prizrenit dhe Dragashit, ku do të garojë Bashkimi Demokratik çdo ditë janë duke u bindur se vota për Bashkimin Demokratik është votë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në të njëjtën kohë është votë për kthimin e identitetit dhe perspektivës qytetare në Kosovë.

Kryetari i Degës së Ballit Kombëtar, Lulzim Habiballari, tha ndërkaq se ballistët kanë një arsye shtesë që ta mbështesin kandidaturën e Zafir Berishës për kryetar të Prizrenit. “Për shkak të kaluarës së tij të lavdishme familjare dhe individuale, i cili rrjedh nga familje balliste dhe ka vazhduar vijën balliste deri në luftën e fundit të UÇK-së si dhe ka përfaqësuar denjësisht qytetin e Prizrenit dhe në Parlamentin e Kosovës”, tha Habiballari.
Ai apeloi tek elektorati prizrenas të cilët kanë mëdyshje se kënd ta votojnë për kryetar të Prizrenit se zgjedhja më e duhur për ta është Zafir Berisha./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Nait Hasani: Jam propozuar nga Dega e PDK-së në Prizren që të jem kandidat për deputet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka konfirmuar se është propozuar nga dega e Prizrenit për të qenë pjesë e listës...

Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në shtëpinë-muze të profesor Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, në 27-vjetorin e zhdukjes...

Lajmet e Fundit