Bashkimi, më i vështirë se çlirimi i Kosovës

Shkrimtari dhe publicisti i njohur shqiptar Kim Mehmeti bashkimin e shqiptarëve e ka vlerësuar proces më të vështirë se çlirimin e Kosovës nga Serbia. Ai në një intervistë për “Epokën e re”, ka deklaruar se ky bashkim më së shumti i frikëson udhëheqësit e partive politike në Shqipëri e Kosovë.

Mehmeti ka thënë se nëse lejohet të zhbëhet kjo ëndërr, atëherë shqiptarët do të mbeten pa të nesërme.

“Ne si shqiptarë nuk duhet të lejojmë të vdes ëndrra për një popull, një gjuhë e një shtet”, ka thënë Mehmeti.

Duke folur për situatën e shqiptarëve në Maqedoni, ai ka thënë se ka ardhur dita kur shqiptarët e Maqedonisë do të duhet të përballen me vetveten.

Mehmeti ka thënë se Maqedonia është bërë pronë e Gruevskit dhe familjes së tij. Sipas tij, shqiptarët në këtë shtet heshtin ngaqë nuk kanë as parti në qeveri, e as në opozitë.

Më Shumë

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Lajmet e Fundit