13.7 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Bashkimi shënon humbje me Pejën

Peja ka shënuar fitoren e shtatë në shtatë përballje të zhvilluara në Prince Caffe Superligë. Verdhezinjtë kanë mundur Bashkimin me shifrat 91:83 (16:20, 23:12, 25:22, 27:29).

Sfidën më mirë e nisën mysafirët, duke arritur epërsi në 9:20, por nga ky moment pejanët hyn në një seri të suksesshme, duke ngushtuar shifrat në 16:20, sa përfundoi çereku i parë.

Pejanët nuk u ndalën as në periudhën e dytë dhe bën përmbysjen ndaj prizrenasve, për të shkuar në pushim me rezultat 39:32.

Edhe çerekun e tretë e kontrolluan vendasit që kishin epërsi deri në 12 pikë, 64:52, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 64:54. Përkundër tentimeve nga mysafirët, verdhezinjtë ruajtën epërsinë dhe triumfuan 91:83.

Më i dalluari te Peja sërish ishte Justin Davis me 28 pikë, 11 kërcime e gjashtë asistime, ndërsa te Bashkimi u dalluan Erik Copes me 16 pikë e 11 kërcime, Isiah Umipig me 29 pikë dhe Grant Lozoya me 24 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime.

Peja ka shtatë fitore në shtatë ndeshje, njëherësh skuadra e vetme pa humbje, kurse Bashkimi numëron tri fitore e katër humbje.

Më Shumë

Bashkimi e liron Armstedin

Një lëvizje e papritur ka ndodhur te KB Bashkimi. Prizrenasit kanë liruar basketbollistin amerikan me pasaportë kosovare Malcolm Armsted. Lojtari ishte transferuar te Bashkimi në dhjetor,...

Prizreni pa pikë në udhëtim, mposhtet nga Dinamo

Prizreni është rikthyer pa pikë nga udhëtimi në Ferizaj, pasi u mposht me rezultat 2-0 nga Dinamo në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Vendasit kaluan...

Lajmet e Fundit