19.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Bashkimi triumfon në “Mizahir Isma”

Në një sfidë shumë interesante, Bashkimi ka mundur Rahovecin si mysafir 82:89 (17:25, 20:21, 26:17, 19:26), në kuadër të javës së katërt të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll, kurse pas një kohe të gjatë u rikthyen 10 % e tifozëve në ndeshjet e basketbollit.

Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar, por në dy minutat e fundit pranë rezultatit 17:18, mysafirët hynë në një seri prej 0:7, duke e përfunduar çerekun e parë në të mirë të tyre 17:25. Basketbollistët nga Prizreni ngritën edhe më shumë epërsinë në periudhën e dytë, 19:30, por më kalimin e minutave, vendasit ngushtuan shifrat në 35:37, por sërish mysafirët shkëputen në 37:46, sa përfundoi pjesa e parë.

Lojë shumë interesante u zhvillua në periodën e tretë, ku mysafirët në fillim e kontrolluan këtë pjesë, por Vreshtarët nuk dorëzohen dhe shkrijnë epërsinë, madje duke udhëhequr 60:59, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 63:63.

Takim interesant u zhvillua në 10 minutat e fundit, ku Bashkimi sërish kishte epërsi prej shtatë pikësh, 68:75, por asgjë nuk kishte përfunduar, sepse Rahoveci afrohet në 72:75, ndërsa prizrenasit tre minuta nga fundit kishin epërsinë 74:83, Rahoveci bën mrekulli, duke u afruar në 82:83, por kjo ishte e tëra që arriti dhe Bashkimi triumfoi me rezultat 82:89.

Te Rahoveci i jashtëzakonshëm ishte Eric Davis me 43 pikë e katër kërcime, kurse te Bashkimi u dalluan Julien Lewis me 27 pikë, tetë kërcime dhe katër asistime.

Rahoveci ka një fitore dhe tri humbje, kurse Bashkimi dy fitore dhe dy humbje.

Më Shumë

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje të tij i duhet ndihmë. 9 vjeçar nga Prizreni vuan nga...

Peja, kampione e Kosovës për herë të katërt rresht

Peja i ka dhënë fund serisë së finaleve në Raiffeisen Superligën A, duke e fituar edhe ndeshjen e tretë. Para rreth 1000 spektatorëve në “Karragaçi”...

Lajmet e Fundit