9.9 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Basketboll/ Superkupa e Kosovës shtyhet për dhjetor

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 31.10.2022 ka marrë vendim që shtyjë organizimin e Superkupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve.

Superkupa e Kosovës ishte paraparë të organizohet prej 9 deri më 13 Nëntor 2022, data në të cilat organizohet edhe FIBA Window (7-15 Nëntor 2022), në të cilat gara do të paraqitet kryetrajneri i KB Golden Eagle Ylli, së bashku me lojtarin e të njëjtit ekip për Kombëtaren e Bosnje Hercegovinës.

Bordi i FBK-së ka vendosur që Superkupa e Kosovës të organizohet prej 7 deri më 11 Dhjetor 2022.

Konform kalendarëve të FIBA-s, Federata e Basketbollit të Kosovës duhet tu përshtatet garave të FIBA-s, andaj Bordi i FBK-së i ka miratuar edhe propozim – ndryshimet në kalendarin e garave të Prince Caffe Superligës së Kosovës, për të cilat do të njoftohen të gjitha grupet e interesit. /Albanianpost.com

Më Shumë

Bashkimi fiton bindshëm ndaj United-it

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 56:83 ndaj United Basketball. Pas një fillimi të balancuar, Bashkimi arriti të marrë kontrollin e lojës dhe të krijojë...

Të kërkuar për tentim-vrasje e vjedhje të rëndë, dy persona ekstradohen nga Italia në Kosovë

Dy persona të kërkuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës janë ekstraduar nga Italia në Kosovë gjatë datave 12 dhe 13 mars 2026, pas...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit