6.2 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Bastiset një shtëpi në Prizren, sekuestrohen disa paketime me substancë narkotike

Policia në Prizren ka bastisur shtëpinë e një të dyshuari dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar disa paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, raporton PrizrenPress

Sipas Policisë, bastisja është bërë me urdhëresë të gjykatës në orët e para të mëngjesit të së premtes.

“Rr. Jashar Salihu, Prizren 27.08.2021 – 06:00. Me urdhëresë të gjykatës është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar disa paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 12.1 gram. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ukaj: Nuk rritet asnjë tarifë ndërtimore në Prizren

Drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Florent Ukaj, ka reaguar ndaj interpretimeve të fundit lidhur me një nga pikat që...

Mësohet kur do të shpërndahet paga e 13-të

Paga e 13-të do të shpërndahet me datën 31 mars. Kështu ka njoftuar deputeti i LVV-së, Fatos Geci, i cili është edhe anëtar në Komisionin...

Lajmet e Fundit