Baxhaku: Jam i bindur në fitore

Partitë politike tash e disa kohe kanë nis fushatën për zgjedhjet komunale të 22 tetorit.

Gara me interesante pas Prishtinës pritet të zhvillohet në qytetin e dytë më të madh në Kosovë, Prizren.

Kandidati i LDK-së për kryetar të kësaj komune, Hatim Baxhaku shprehet i sigurt në fitoren e LDK-së në këtë komunë. Ai e ka akuzuar PDK-në për keq qeverisje në këtë komunë.

“Jam optimist shumë sa i përket zgjedhjeve në Prizren. Sepse për PDK-në s’kemi çka flasim. Për 10 vite ka keq qeverisë në mënyrën më të keqe të mundshme. Edhe nuk di si ka mundësi të kërkoj vota. Kemi bindjen, por edhe sipas matjeve qe po i bëjmë i kemi punët shumë mirë”, ka thënë Baxhaku për ‘Indeksonline’.

I pyetur se kënd e sheh kundërshtarin më të madh në këto zgjedhje, ish deputeti nga radhët e LDK-së ka thënë luftën më të madhe do ta kenë me Lëvizjen Vetëvendosje.

Baxhaku ka folur edhe për pamundësimin qe po i bëhet kandidatit të Nismës, Zafir Berisha për të kandiduar në Prizren.

“Nuk me ka ardhur mirë për Zafir Berishën. Prezenca e tij do të kishte me qenë më mirë për qytetarët dhe ne. Është një humbje, nëse vendoset përfundimisht qe ai të mos jetë kandidatë”, ka theksuar Baxhaku.

Zgjedhjet komunale do të mbahen më 22 tetor. Përveç, Baxhakut kandidaturat më serioze për të marrë drejtimin e Prizrenit janë: Shaqir Totaj nga PDK, dhe Mytaher Haskuka nga Vetëvendosje./Indeksonline/

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve...

Lajmet e Fundit