4.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Begaj e përmbyll vizitën në Kosovë duke qëndruar tek Lidhja e Prizrenit

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka përmbyllur vizitën në Kosovë duke qëndruar në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.

Kjo është vizita e tij e parë jashtë Shqipërisë prej kur është zgjedhur president.

May be an image of 11 people, people standing, tree and outdoors

Gjatë ditës së hënë, Begaj ka takuar krerët shtetërorë, ku me nderime të larta është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e më pas nga kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.

Gjatë ditës së martë, presidenti shqiptar është takuar edhe me krerët opozitarë në vend, por jo edhe me të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo pasi Begaj dhe Abdixhiku nuk janë pajtuar për vendin ku duhet mbajtur takimi.

Presidenti Begaj gjatë qëndrimit në Kosovë ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Pas homazheve pranë varrezave të mbi 50 të vrarëve të familjes Jashari, Begaj ka vizituar edhe kullën ku për disa minuta ka dëgjuar nga ciceroni historinë e sulmeve nga forcat e armatosura serbe.

Po ashtu, ai ka vizituar edhe muzeun në Prekaz, ku ndodhen fotografi, dokumente e dëshmi të shumta të gjenocidit serb.

Ndërkaq, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, Begaj përveç krerët e partive opozitare, ka takuar edhe komandantin e KFOR-it, trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të KFOR-it në Pejë, si dhe kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj. /Telegrafi/

Më Shumë

Haxhi Avdyli jep dorëheqje nga GUXO, kundërshton sulmet ndaj Osmanit

Deputeti Haxhi Avdyli ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat në partinë Partia Guxo, duke reaguar ndaj asaj që e cilësoi si...

U kapën duke luajtuar bixhoz brenda një lokali në Malishevë, arrestohen pesë persona

Pesë persona janë arrestuar në Malishevë, pasi janë kapur duke luajtur bixhoz brenda një lokali. Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:55,...

Lajmet e Fundit