Serie A, pas 51 vitesh asnjë barazim në debutim

Për të katërtën herë në historinë e kampionatit italian, shenja X mungon në ndeshjet e javës së parë, të gjitha më të mirat e sezonit të kaluar morën tre pikët.

Dita e parë e kampionatit të Serie A 2022/23 hyn në histori me dy të dhëna statistikore interesante. 10 ndeshjet e para të sezonit përfunduan pa asnjë barazim. Kjo është hera e katërt që ndodh në historinë e Serisë A, më parë kishte ndodhur në sezonin 1933/34, 1934/35 dhe 1971/72.

Përveç kësaj, skuadrat që përfunduan kampionatin e kaluar në tetë vendet e para të renditjes, arritën të gjenin sukses në debutimin e tyre në kampionatin e që sapo nisi.

Për shkak të golavarazhit në fitoret e javës së hapëse të sezonit, Napoli është në vendin e parë të renditjes. Ndjek Juventus, Milan, Atalanta, Fiorentina dhe Inter./tvklan

Serie A – Java 1

1 Napoli 3

2 Juventus 3

3 Milan 3

4 Atalanta 3

5 Fiorentina 3

6 Inter 3

Më Shumë

Hamza dhe Totaj vizitojnë familje të veteranëve dhe dëshmorëve në Prizren

Kandidati i Partia Demokratike e Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, së bashku me kryetarin e degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, kanë zhvilluar...

Për vrasjen mizore dhe dinake të 30-vjeçares, gjykata në Prizren e dënon me 15 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar të akuzuarin, Sead Halilaj me 15 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, të...

Lajmet e Fundit