11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Begaj: Fitoj pa balotazh

RagipBegaj-IQPMRagip Begaj, kandidat për kryetar të Malishevës nga Iniciativa Qytetare për Malishevën (IQM), ka thënë se qytetarët e kësaj komune janë duke i dhënë mbështetje të fuqishme kësaj iniciative për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

“Kam qenë pjesë e të gjitha fushatave zgjedhore që nga paslufta, pasi isha pjesë e PDK-së. Dhe mund t’ju them me përgjegjësi të plotë se, sikurse tani, nuk kam parë një përkrahje kaq të fuqishme nga qytetarët e Malishevës për mua dhe IQM-në. Përfundimi se si do të jetë nuk mund ta di, por përkrahja është e hatashme. Dua të them se qytetarët e Malishevës kanë qenë të pakënaqur me qeverisjen në këtë komunë sikurse kam qenë edhe unë. Shumë drejtorë dhe profesorë janë larguar nga puna vetëm pse kanë menduar ndryshe nga qeverisja e deritashme”, ka deklaruar Begaj në një bisedë për “Epokën e re”.

Ai ka thënë se Iniciativa Qytetare për Malishevën është duke u përkrahur nga njerëzit e të gjitha subjekteve politike në Malishevë. “Nga të gjitha partitë ka të inkuadruar në IQM. Ata janë duke na përkrahur fuqishëm. Disa prej tyre na kanë thënë se kanë menduar të mos dalin në zgjedhjet e 3 nëntorit, por për shkak të IQM-së dhe meje do t’i përgjigjen pozitivisht votimit”, është shprehur Begaj. Në këtë kontekst, Begaj është shprehur i bindur se më 3 nëntor do të dalë fitues i zgjedhjeve në Malishevë.

Begaj ka thënë se do të fitojë pa balotazh në rast se respektohet vullneti i qytetarëve të kësaj komune. “Vetëm nëse i vjedhin votat, përndryshe konkurrentët politikë nuk do të kenë gjasa të fitojnë përballë meje. Jam shumë i bindur se do të fitojmë më 3 nëntor. Fitoren e Iniciativës Qytetare për Malishevën e mbështes në përkrahjen që janë duke ia dhënë qytetarët e Malishevës. Nuk besoj se PDK-ja dhe LDK-ja do të shkojnë në balotazh. Është e mundshme të fitoj pa balotazh. Nëse nuk do të ketë manipulime të votave, fitorja nuk do të jetë e padiskutueshme. E dua votën e pastër si loti. Prandaj edhe kam kërkuar nga faktori ndërkombëtar t’i përcjellë me vëmendje zgjedhjet që do të mbahen më 3 nëntor”, ka thënë Begaj.

Por, Begaj ka treguar se është duke u frikësuar nga manipulimi i votave. “Jam duke iu frikësuar shumë manipulimit të votave. Nuk kemi një strukturë të fuqishme për ta ndalur manipulimin e votave, por kemi kërkuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare ta përdorin ndikimin e tyre për të ndalë çdo keqpërdorim të mundshëm të procesit zgjedhor”, ka theksuar Begaj, duke e fajësuar PDK-në për shkaktimin e disa ekseseve gjatë kësaj fushate elektorale. “Kemi pasur disa eksese të cilat i ka inskenuar Dega e PDK-së në Malishevë. Më vjen keq që PDK-ja është gjetur fajtore për këtë ekses”, ka thënë Begaj.

PDK-ja e ka humbur hapin, LDK-ja në rënie

Kandidati i IQM-së për kryetar të Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se Dega e PDK-së në këtë komunë e ka humbur hapin, ndërkaq ajo e LDK-së është duke shënuar rënie. “PDK-ja e ka dëmtuar vetveten sepse nuk ka shkuar në rrugën që është nisur qysh në fillim. Udhëheqësit e PDK-së janë burokratizuar dhe janë bërë mbret si në komuna ashtu edhe në qendër. Prandaj, kemi dalë nga PDK-ja për t’ua ofruar pushtetin qytetarëve dhe për të qenë në shërbim të tyre. Nuk kemi hyrë në këtë garë për ta dëmtuar askënd, por për të ofruar zgjidhje për çdo problem në komunën tonë. PDK-ja e ka humbur hapin në Malishevë, kurse LDK-ja ka rënie”, ka deklaruar Begaj. Ai ka thënë se, edhe nëse do të jetë kryetar i Komunës së Malishevës, nuk do të kthehet më në PDK. “Kur vdes dikush, më nuk ngjallet. Unë kam dal nga PDK-ja dhe nuk do të kthehem më, me asnjë kusht”, ka thënë Begaj, duke shtuar se do të punojë në shërbim të qytetarëve. “Të gjithë qytetarët dhe fshatrat e Malishevës do t’i trajtoj njësoj”, ka thënë Begaj.

Limaj në mbështetje të IQM-së

Kandidati i IQM-së për kryetar të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se është duke u përkrahur fuqishëm nga deputeti Fatmir Limaj për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. “Limaj është duke na ndihmuar jashtëzakonisht shumë. Ai është një figurë e pakontestueshme jo vetëm për Malishevën, por edhe për Kosovën. Limaj e ka themeluar Degën e PDK-së në Malishevë dhe ka dalë fitues”, ka thënë Begaj.

Më Shumë

Beteja për titull zhvillohet në Suharekë

Ndeshje vendimtare për titullin e kampionit mund të jetë derbi që zhvillohet sot (e shtunë) në Suharekë mes liderit aktual në elitë, Ballkanit dhe...

Vlera e kredive të reja për muajin mars 2024 arriti në 241.20 milionë euro, edepozitave 69.70 milionë euro

Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë...

Lajmet e Fundit