2.3 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Begaj, priti drejtoreshën rajonale të OSBE-së, Bonottin

begaj osbeKryetari i Komunës së Malishevës,Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune, drejtoreshën e OSBE-së për rajonin e Prizrenit, Sara Bonotti, me të cilën ka biseduar për rrjedhat e përgjithshme në Malishevë dhe për rritjen e bashkëpunimit mes Komunës dhe OSBE-së, në fusha të ndryshme.

Fillimisht,Bonotti, e uroi kryetarin Begaj, për suksesin e arritur në zgjedhjet e fundit lokale dhe për pozitën e të parit të Malishevës, si dhe e përgëzoi që në mesin e udhëheqësve të drejtorive komunale, ka emëruar një femër për udhëheqjen e një drejtorie komunale, si një akt jo i zakonshëm në komunat e regjionit të Prizrenit, pasi të pakta janë rastet kur femrave ju ofrohet menaxhimi i një departamenti të caktuar.

Më pas, Begaj e Bonotti, kanë biseduar për çështje të ndryshme, që lidhen me Komunën e Malishevës, e që janë pjesë e monitorimit, që bën OSBE-ja, ku u vlerësua lartë gatishmëria e kryetarit, për bashkëpunim me qytetarët, përmes takimeve të drejtpërdrejta në terren, pastaj bashkëpunimi me zyrën për informim publik, në projektin e OSBE-së për bashkëpunim ndërkomunal, si dhe për përkrahjen e grupeve të rinisë, përkatësisht

Këshillit Lokal Rinor në Malishevë dhe për grupet e femrave.
Në këtë takim, u diskutuan edhe çështje tjera, që kanë të bëjnë me Kuvendin e Komunës dhe qeverinë komunale, ku kryetari Begaj, shprehi gatishmërinë e tij, për bashkëpunim me të gjitha grupet në Kuvendin e Komunës, duke ju ofruar anëtarëve të KK të Malishevës, që ta përcjellin në përpikëri punën e kryetarit dhe të qeverisë komunale./Prizrenpress.com/

 

Më Shumë

Shqipe Kastrati vjen me hitin e ri ‘A ma bon hallall’

Këngëtarja Shqipe Kastrati ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor me titull “A ma bon hallall”, një këngë që pritet të shndërrohet...

Seancë Solemne në Prizren për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Kuvendi i Komunës së Prizrenit mbajti sot një seancë solemne në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në këtë aktivitet morën...

Lajmet e Fundit