Begaj: Shtëpia e të moshuarve në Suharekë është shembull solidariteti

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vlerësuar se Shtëpia e të moshuarve në Suharekë paraqet shembull solidariteti njerëzor.

Begaj ka qëndruar këto ditë në Kosovë ku ka marrë pjesë në organizime me rastin e shënimit të përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ndërsa sot ka viztuar edhe Suharekën.

“Shtëpia e të moshuarve në Suharekë të Kosovës, një shembull i jashtëzakonshem solidariteti njerezor, për të mos i lënë kurrë të ndjehen të vetmuar dhe të margjinalizuar”, ka shkruar ai në Facebook.

“Respekt për humanistin Halil Kastrati dhe mbi 3500 donatorët që e kanë mbështetur!”.

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Lajmet e Fundit