12.1 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Begaj urdhëron zbatimin e përpiktë të masave kundër koronavirusit

Pas shpalljes së COVID-19, si pandemi nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe miratimit të masave parandaluese nga ana e Qeverisë së Kosovës, Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, në kuadër të kompetencave të tij, sot i ka takuar të gjitha organet dhe sektorët përgjegjës, nga të cilët ka kërkuar zbatimin në përpikëri të të gjitha masave parandaluese kundër COVID-19, apo i njohur në opinion si virusi korona.

Begaj, gjithashtu ka shprehur edhe shqetësimin e tij për mundësinë e krijimit të panikut dhe ka ju bërë thirrje qytetarëve që të jenë të qetë pasi aktualisht nuk ka vend për shqetësim.

Për këtë qëllim sot, kreu i Malishevës ka mbajtur një takim të përbashkët me drejtorin komunal për shëndetësi, Liridon Hotin, drejtorin e inspektoratit, Dibran Kastratin, drejtorin për mbrojtje dhe shpëtim, Valon Gashin, si dhe me zëvendëskomandantin e stacionit policor, togerin policor Zenel Halitaj. Po ashtu për këtë qëllim, sot e ka vizituar edhe QKMF-në në Malishevë, ku është drejtorin Nuhi Morina, nga i cili ka kërkuar edhe krijimin e ekipeve të veçanta mobile, në rast nevoje, për ofrimin e shërbimeve të shëndetësore shtëpiake.

Begaj, ka kërkuar të gjitha organet e përmendura për marrjen e të gjitha masave për zbatimin e përpiktë të udhëzimeve me qëllim të parandalimit të COVID-19, edhe pse ende nuk kemi raste të infeksionit me këtë virus.

Inspektorët komunal janë urdhëruar për mbikëqyrjen e tregut në përgjithësi, të cilët gjithashtu duhet të zbatojnë masat parandaluese, por edhe për rritjen e çmimeve dhe të regjistrohen të gjitha këto raste dhe të dërgohen raportet në organet kompetente. Mirëpo, sipas inspektorëve komunal, të cilët nga orët e para janë duke kontrolluar marketet, në qytetin e Malishevës, nuk vërehet rritje e çmimeve.

Gjithashtu, pasi Komuna e Malishevës, njihet me numrin e madh të të punësuarve në Itali dhe vende tjera në Evropë, e një pjesë të cilëve janë kthyer ditëve të fundit, janë duke u regjistruar dhe duke u mbikëqyrur nga ana e profesionistëve shëndetësor dhe organeve të rendit.

Luten të gjithë qytetarët, që nëse vërejnë parregullsi dhe shqetësime në ofrimin e shërbimeve të caktuara, e në veçanti në markete, dyqane e barnatore, dhe rritje enorme të çmimeve apo të mos zbatimit të orarit të punës, të njoftojnë inspektorët komunal, në këtë numër të telefonit: 045 976 049.

Më Shumë

Mike Tyson trondit botën me rrëfimin e tij: Kam përdorur drogë për të përballuar dhimbjet

Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka bërë së fundmi një pranim të habitshëm duke zbuluar se përdorte fentanyl për të përballuar dhimbjet gjatë karrierës...

Kryetari Totaj akuzon “Hidroregjionin Jugor” për ndërprerje të qëllimshme të ujit në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar me mungesën e ujit të pijshëm në qytet dhe disa...

Lajmet e Fundit