Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, të enjten, ka lëshuar urdhëresën me të cilën obligohen të gjitha bizneset të bëjnë dezinfektimin brenda dhe jashtë objekteve të tyre, me qëllim të mirëmbajtjes së ambientit.”Mosrespektimi i kësaj urdhërese do të konsiderohet si shkelje e dispozitave ligjore dhe nënligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës dhe do të nxerren masa ndëshkuese nga organet kompentente”, shkruan në urdhëresën e nënshkruar nga Muharremaj, raporton KOHA.
Për zbatimin e kësaj urdhërese janë autorizuar Drejtoria e Inspektorateve dhe Policia e Kosovës.
Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...
Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës.
Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...