Bëhet i gjallë Noizy pas dissit nga Gold AG

Mbrëmë në orën 20 u publikua projekti i ri i Gold AG i titulluar ‘Pa hile’.

Në pak minuta nga publikimi, vërshuan spekulimet se kënga i dedikohej një miku të dikurshëm të Arianit, reperit nga Shqipëria, Noizyt.

E ky i fundit që duket se thumbimet i nisi i pari me ‘Ju njoh mir’ ka zgjedhur rrjetin social Facebook për një replikë indirekete për preshevarin.

‘Nuk kam kohe me u mburr as nerva mu marr me ju. Kom qëllimin për me m’rri ku shqipja ska mujt me shku’ – ka shkruar Noizy ku shihet përkrah fotos me reperin amerikan Chris Brown, shkruan prive.al.

Ajo që vlen të theksohet është një neveri e madhe, posaçërisht e fansave nga Kosova për Noizyn që e kanë kritikuar tej mase për prishjen e miqësisë me Goldin dhe Dudën, për të cilën Prive raportoi dy ditë më parë

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit