Kinezët kanë qenë “shumë të vrazhdë”

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, është kapur në kamera duke thënë se zyrtarët kinezë kanë qenë “shumë të vrazhdë” gjatë vizitës shtetërore të presidentit Xi Jinping, vitin e kaluar.

Ajo është kapur duke biseduar me një zyrtare të lartë të policisë në kopshtin e Pallatit Bukinghem, të mërkurën. Pallati Bukinghem ka thënë se nuk i komenton bisedat private të Mbretëreshës.

“Vizita shtetërore e autoriteteve kineze ka qenë jashtëzakonisht e suksesshme dhe të gjitha palët kanë punuar nga afër për të siguruar rrjedhën pa probleme të saj”, ka hënë Pallati mbretëror.

Në atë kohë, Mbretëresha e ka cilësuar vizitën si historike dhe ka thënë se lidhjet anglo-kineze po marrin “lartësi ambicioze”. Vizita ka pasur të bëjë me investimet kineze. Presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe gruaja e tij, Peng Liyuan, janë nderuar me një banket shtetëror në Pallatin Bukinghem, të organizuar nga Mbretëresha./rel/

Më Shumë

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Zafir Berisha: Nait Hasani mbeti jashtë Kuvendit për shkak të kundërfushatës brenda PDK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka reaguar lidhur me moszgjedhjen e Nait Hasanit deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. Ai thotë...

Lajmet e Fundit