Behgjet Pacollit i realizohet busti në Sarandë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i cili është edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, ka njoftuar pëmres ‘Facebook’ se sot i është realizuar një bust i tij në qytetin e Sarandës në Shqipëri.

Pacolli e ka quajtur nder të madhe mbase kjo dhuratë i është bërë në ditën e ditëlindjes së tij.

Postimi i plotë i Behgjet Pacollit:

“Një dhuratë që nuk e prisja. Sot me rastin e ditëlindjes sime, kuptova se në qytetin e bukur të Sarandës është realizuar një bust për mua! Jam i lumtur dhe shumë mirënjohës për këtë portret. Gjatë jetës sime, kam punuar shumë për ta bërë popullin tim krenarë dhe për t’i treguar botës se edhe ne dimë dhe mundemi! Ky është një nder i madh për mua sot! Faleminderit nga zemra!”, ka shkruar ai në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Kujtojmë, se Pacolli sot ka mbushur 69 vit.

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Lajmet e Fundit