7.7 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Belotti nuk bindet nga oferta e Torinos

Sulmuesi Andrea Belotti po luan sezonin e 6 me fanellën e Torinos dhe drejtuesit e klubit po punojnë për t’i rinovuar kontratën, duke qenë se aktualja skadon në qershor të vitit 2022.

Megjithatë negociatat mes palëve nuk po ecin aspak mirë, pasi sulmuesi 27-vjeçar nuk është i kënaqur as me ofertën ekonomike dhe as me projektin sportive që i propozon klubi dhe ka ndërmend të largohet për të luajtur për objektiva më madhorë, transmeton Super Sport.

E ndikuar nga gjendja e pandemisë, Torino i ka kërkuar Belottit uljen e pagës për të rinovuar, por nga ana tjetër sulmuesi e ka bërë të qartë se do të preferonte largimin nëse do të vinte një ofertë interesante gjatë verës.

Momentalisht për Belottin ka shfaqur interes klubi i Milanit, që e kërkoi edhe dy vite më parë, por atëherë presidenti i Torinos Urbano Cairo ngriti pretendimet në 100 milionë euro, ndërsa këtë verë marrëveshja mund të arrihet për shumë më pak.

Kjo pasi sulmuesi do të jetë në vitin e fundit të kontratës dhe në mungesë të rinovimit, te Torino do të pranonin ta shisnin edhe për një shifër prej 40-50 milionë eurosh, vetëm për të mos e humbur me parametra zero një vit më vonë.

Më Shumë

Erza Muminoviq e bronztë në Sofia European Open 2026

Në xhiron e parë Erza Muminoviq ishte e lirë, në të dytën ajo mposhti me Yuko, Anais Perrot nga Franca. Në çerekfinale mposhti me Ippon,...

P.C Prizreni fiton ndaj Dritës pas vazhdimeve

Proton Cable Prizreni ka shënuar fitore dramatike ndaj Dritës me rezultat 109:108, pas një ndeshje tejet interesante që u vendos në kohën shtesë. Koha e...

Lajmet e Fundit