7.6 C
Prizren
E shtunë, 27 Shkurt, 2021

Rexhepi: Deputetët boshnjakë në Kosovë u zgjodhën nga Vuçiqi

Kryetarja e Partisë së re Demokratike në Kosovë, e cila përfaqëson komunitetin boshnjak, Emilia Redzepi, ka dhënë një intervistë për gazetën e Bosnjë e Hercegovinës, “Politiçki”.

Redzepi ka thënë se në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, Vuçiqi me ndikimin e tij ka zgjedhur deputetët boshnjakë në Kosovë.

“Sipas informacioneve që kemi nga KQZ-ja, mandatet u fituan nga Adrijana Hoxhiq dhe koalicioni Vakat. Ky ka qenë nja plan i Listës Serbe që përmes Adriana Hoxhiqit, e cila ka qenë në marrëveshje prej 20 vjetësh me ta dhe me Rasim Demirin e Vakatit, i cili u hoq nga lista e kandidatëve për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Plani i tyre ishte të fitonin tri vendet tona dhe kjo mund të shihet votat e tyre janë vetëm në komunat serbe në Kosovë. Ne nuk ia shesim askujt identitetin tonë kombëtar dhe vazhdimisht, në mënyrë dinjitoze dhe të ndershme kemi luftuar për të drejtat tona, duke pohuar veten përmes institucioneve të Kosovës, duke mbrojtur të drejtat e popullit boshnjak që Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton . Dhe kështu ne do të vazhdojmë me strategjinë dhe vizionin tonë, duke mos lejuar asnjë ndikim nga shtetet e tjera”, ka thënë Redzepi.

Për gazetën boshnjake, ish-ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka thënë se pret të jetë përsëri në bashkëpunim me Vetëvendosjen, ngase partia e saj ishte e vetmja nga pakicat që s’kishte votuar për rrëzimin e Qeverisë së Kurtit.

“Unë kam qenë ministre në Qeverinë e Albin Kurtit dhe e falënderoj për besimin që ma dha. Ne jemi e vetmja parti politike që nuk kemi votuar për përmbysjen e Qeverisë në kohën e vështirë të pandemisë. Kemi bashkëpunim të mirë me Vetëvendosjen edhe në Prizren, ngase jemi edhe në koalicion. Me siguri do të jemi edhe më të fortë tani për shkak të parimeve që treguam dhe qëndruam në opozitë së bashku me të vetëm ne, të gjithë të tjerët votuam për rrëzimin e Qeverisë. Sigurisht se do të jemi pjesë edhe e Qeverisë së ardhshme”, ka thënë kryetarja e NDS0-së.

Rexhepi, ka komentuar edhe raportet aktuale të Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës.

“Marrëdhënia midis Kosovës dhe BiH-së është në një nivel shumë të ulët. Unë pres kohezion më të madh me Qeverinë tonë të ardhshme, sepse Albin Kurti, si udhëheqësi shqiptar, ka një dëshirë dhe vullnet të fortë për të bashkëpunuar institucionalisht. Por ne nuk mund ta bëjmë atë vetëm, na duhet mbështetja e anëtarit boshnjak të Presidencës së BiH-së. Boshnjakët janë një kategori kushtetuese, komuniteti i tretë më i populluar në Kosovë, ne vazhdimisht po luftojmë për të drejtat tona institucionale, duke ruajtur identitetin tonë kombëtar dhe gjuhën boshnjake. Edhe këtu, ne vërtet kemi nevojë për ndihmë nga BiH-ja në lidhje me sistemin arsimor dhe cilësinë e mësimdhënies sonë, domethënë mbështetjen për librat shkollorë për lëndët kombëtare”, ka thënë Emilija Rexhepi.

Më Shumë

Një i vdekur nga Covid në Prizren

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Malishevë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë...

Vallja e Tropojës, përgatitet dosja për në UNESCO

Vallja e Tropojës, kjo pasuri e çmuar kombëtare është shpallur nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave, si pjesë e listës...

Quni ‘fair play’ në garën për kryetar të LDK-së, tregon se a ka folur me Vjosa Osmanin

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, të premtën në Pressing të T7 e ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar...

“U ndjeva si vampir” – Fury zbulon pse ia lëpiu gjakun në qafë Wilderit

Tyson Fury e ka shpjeguar më në fund çastin e çuditshëm kur ia lëpiu me gjuhë gjakun në qafë Deontay Wilderit, në rimeçin e...

Përfshihet nga zjarri podrumi i lokaleve tek tregu i gjelbër në Prizren

Raportohet se podrumi i lokaleve tek tregu i gjelbër në Prizren, në rrethana të pa njohur është përfshirë nga zjarr, njofton Policia e Kosovës,...

Kaq është paga mesatare e kosovarëve në Gjermani

Mbi 900 mijë shtetas nga Ballkani Perëndimor jetojnë në Gjermani. Mbi 350 mijë janë në marrëdhënie të rregullta pune, shumica si të kualifikuar. Por...

Zafir Berisha për kryetarin e Prizrenit: Ai s’është në gjendje ta menaxhojë një kope delesh

Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate, ka qenë ashpër kritik ndaj qeverisjes së kryetarit të komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. Pas acarimeve që ndodhën në kuvendin...

Prizren: Ish-inspektori i akuzuar për korrupsion mungon në seancë, shtyhet gjykimi për 30 prill

Ka dështuar seanca ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren, Nexhmedin Musliu, i cili po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Seanca ishte e paraparë...

Erdogan-Kurtit: U gëzova që partia juaj do ta rishikojë vendimin për Ambasadën në Jerusalem

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke se përveç dialogut Kosovë-Serbi, në tavolinën e kryeministrit do ta gjejë edhe një çështje tjetër, atë të...

Televizioni italian kronikë Muzeut Etnik Arbëresh

“Rai Calabria” i ka kushtuar vëmendje të veçantë, komunës së shqiptarëve të hershëm të Kalabrisë. Në një kronikë të zgjeruar informative, komunës arbëreshe Civita dhe Muzeut Etnik...

Shqiptarit nuk i jepet shtetësia italiane pasi është lojtar pokeri

Një 40-vjeçar shqiptar e siguron jetesën duke luajtur poker, por nuk mund të marrë shtetësinë italiane edhe pse jeton në Itali prej 20 vjetësh,...

Lajm i mirë për tifozët e Kosovës, Rashica po kthehet në formë

Me një lëvizje mjeshtërore kaloi një mbrojtës. E kaloi edhe mbrojtësin e dytë, duke shfrytëzuar potencialin e madh teknik. Pasoi një gjuajtje e bukur,...

Hykmete Bajrami dorëhiqet nga detyra e ministres së Financave

Hykmete Bajrami është liruar nga detyra e ministres së Financave. Ajo këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv, por ka mohuar se ka dhënë dorëheqje nga...

Seedorf: Evropa nuk ofron shanse të barabarta për trajnerët me ngjyrë

Në futboll ka bërë një karrierë të jashtëzakonshme, sidomos me fanellën e Milanit ku ka fituar tituj e Champions, megjithatë Clarence Seedorf nuk po...

Ky është shteti që ka regjistruar vetëm një viktimë nga Covid-19

Derisa shumë shtete po regjistrojnë qindra mijëra viktima nga Covid-19, Butani aktualisht është i vetmi vend në botë ku vetëm një person ka vdekur...

“E rrezikshme”, Tayna provokon ndjekësit

Këngëtarja shpesh shfaqet provokative me paraqitjet e saj. E veshur me një xhaketë ngjyra bardh dhe zi, Tayna i ka dhënë gjithë vëmendjen gjoksit të...

Lajmet e Fundit