6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Benzema, krenar me rekordin prej 300 golave me Real Madridin

Superylli i Real Madridit, Karim Benzema, shënoi golin e tij të 300-të me klubin mbretëror në fitoren 4-1 në kuadër të La Ligës ndaj Valencias.

Francezi theu një tjetër moment historik të Los Blancos, pas dy golave të shënuara nga ai dhe Vinicius Juniorm, duke ia siguruar ekipit tre pikë vendimtare kundër Los Che.

Penalltia e pjesës së parë të Benzemas e çoi në 300 numrin e golave për 34-vjeçarin me fanellën e bardhë, ndërsa me golin e dytë personal nisi një objektiv tjetër për të.

Ish-ylli i Lyonit ishte i kënaqur që arriti një tjetër rekord personal pasi skuadra e Carlo Ancelottit e rriti epërsinë e tyre në krye të tabelës në tetë pikë.

“301 gola… Është një moment krenarie për të arritur këtë numër në këtë klub dhe kjo më bën të lumtur, sepse është klubi më i mirë në botë”, ka thënë fillimisht Benzema në një intervistë për Movistar+.

“Ne patëm një lojë të shkëlqyer pas humbjes kundër Getafes dhe pas fitores në Kupë. Ishte një lojë e mirë për ne dhe për tifozët”, përfundoi francezi.

Benzema është golashënuesi i katërt më i mirë ndonjëherë i Real Madridit me 301 gola në 209 në ndeshje të ligës, 21 ndeshje në Copa del Rey, 64 në Evropë dhe shtatë në garat e tjera.

Ai pritet të kalojë ikonën e klubit Alfredo Di Stefano në vendin e tretë me 308 gola dhe Raul Gonzalez në të dytin me 323 gola.

Më Shumë

Policia shqipton mbi një mijë e 800 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1873 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Kirurgu i Spitalit të Prizrenit, Zgjim Berisha aderon në Vetëvendosje

Kirurgu i Spitalit Regjional të Prizrenit, Dr. Zgjim Berisha ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje në Prizren. “Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren çdo ditë e...

Lajmet e Fundit