14.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Beogradi e shtyn seancën e Kosovës për nesër

Kuvendi Kosoves14-08Është shtyrë përfundimisht seanca për nesër në ora 12:00. Këtë e ka konfirmuar Adem Grabovci nga PDK.

Si duket partitë kosovare nuk kanë arritur që të merren vesh me Listën Srpska dhe si rezultat janë detyruar që të shtyjnë seancën për nesër. Lista Srpska me direktiva të Beogradit ka kërkuar ministri shtesë dhe më shumë të drejta për serbët.

Andaj ata nuk kanë pranuar të hyjnë në Kuvend pa miratimin e këtyre kërkesave. Si rezultat i kësaj edhe seanca është shtyrë për nesër derisa të provohet të gjendjet një mirëkuptim.

Burime të “Zërit” tregojnë se Drejtori i zyrës së Qeverisë për Kosovë, Marko Gjuriq, është duke biseduar me deputetët e “Srpska-së” në Rashkë të Serbisë.

Të njëjtat burime tregojnë se apeli i zyrtarëve të qeverisë është që ata mos të jenë pjesë e Qeverisë Mustafa.

Për këtë arsyeje edhe u shty seanca e Kuvendit pasi që është e pamundur që të votohet kryeministri nëse nuk janë të gjitha partitë në Kuvend pasi që do të përbënte shkelje kushtetuese.

Sipas burimeve të Zërit, serbët janë duke e shantazhuar me 4 ministri Qeverinë Mustafa dhe po kërkojnë disa të të drejta shtesë në shkëmbim të votës së tyre./Zeri/

Më Shumë

Dy budallaki dhe një djallëzi

Shkruan Ag Apolloni Para pak ditësh ndodhi një budallaki me një ekspozitë që provokoi protesta. Ishte ekspozitë e bazuar në një monografi për masakrat në...

Ari e veturë e sekuestruar, policia jep detaje për arrestimin e të dyshuarve për vjedhje në Prizren

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje për arrestimin e një personi në Prizren për vjedhje. Nga Policia bëhet e ditur se i arrestuari, M.G ,...

Lajmet e Fundit