22.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Berisha: Duhet të kemi një ligj për pastrimin e figurave publike

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka folur për ligjin e ‘lustracionit’ dhe për vetingun.

Berisha kërkoi që të ketë një ligj për pastrimin e figurave nga institucionet e vendit.

“Kemi shumë figura publike që po shantazhohen nga krimi i organizuar. Kisha kërkuar që ta mendoni ligjin e ‘lustracionit’, pra të kemi një ligj për ‘pastrimin e figurave’, pasi kjo gjë na ka bërë që të kemi një gjë jo të mirë për drejtësi, pasi për këtë është bërë shumë padrejtësi dhe po shantazhohen nga nëntoka”, u shpreh Berisha.

Ai po ashtu tha se Kosova duhet ta mendoj dhe çështjen e ‘Vetingut”, pasi sipas tij institucionet e vendit janë të stërmbushura. /Telegrafi

Më Shumë

Këta janë 4 lojtarët që udhëhoqën Bashkimin dhe Borën në këtë seri me më së shumti pikë

Në serinë gjysmëfinale mes Bashkimit dhe Borës, përgjegjësinë kryesore në sulm e kanë marrë liderët e dy skuadrave, të cilët kanë qenë vendimtarë në...

Vetëvendosje në Prizren shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka shpallur zgjedhjet e brendshme për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Sipas njoftimit, afati për pranimin e kandidaturave dhe grumbullimin e...

Lajmet e Fundit