Ish-kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Zafir Berisha ka thënë se nga PDK-ja është larguar vullnetarisht. “Jam larguar vullnetarisht nga PDK-ja, edhe pse kam dhënë shumë për themelimin dhe forcimin e saj deri në fitoren që ndodhi me 2007. S’jam pishman që jam larguar , sepse simptomat e fundosjes së kësaj partie i kam para që nga viti 2009”, ka thënë Berisha në një intervistë për Bota Sot.
Kryetari i Bashkimit Demokratik, Berisha ka thënë se të gjithë ato që i ka thënë për kryetarin e Prizrenit, Ramadan Muja, koha po tregon se kanë qenë të vërteta. “Unë për Mujën dhe klikën e tij e kam thënë të vërtetën dhe asgjë nuk kam shtuar , përpos shkaku i moshës e kam kursyer pak se është dashtë edhe më shumë të luftojë politikisht. Atë që e kam thënë koha po e tregon se që burri plak si shefi i “Korleonës “ së Secilisë, po sillet si i pandehur me njësinë parapolitike të PDK-së nëpër gjykata”, ka thënë Berisha. Sipas tij, Muja është një viktimë e një njësie parapolitike të politikës provinciale me mentalitet mesjetar të partisë në pushtet dhe “çdo gjë që flitet për të është e e tëprët për ata që ka lejuar vetën me ra në këtë pozitë.
“Ai ka treguar se aktualisht si gjithë qytetarët e Kosovës jam duke bërë luftë titanike për mbijetesë në këtë krizë ekonomike dhe politike që po kalon vendi si rezultat i klasës së pandërgjegjshëm politike në Kosovë. Dhe paralel me këtë jam duke u përgatitur për betejën e radhës politike të 3 nëntorit ku pres të triumfoj para krimit të organizuar dhe korrupsionit që janë instaluar kohëve të fundit në institucione lokale dhe qendrore.”, ka thënë Berisha.