5.6 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Berisha: Kriza shtyn reformën

“Unë mendoj se një VETTING-u edhe në Kosovë është i domosdoshëm dhe, pavarësisht se a i pëlqen dikujt apo nuk i pëlqen, një proces i përafërt me atë në Shqipëri duhet dhe ka për të ndodhur dhe ai duhet të ndodhë për shkak të gjendjes, e cila dihet se si është në fushën e funksionimit të organeve të drejtësisë dhe atyre të mbajtjes së rendit. Kemi shumë lëshime në këto fusha, kemi kapje të institucioneve, kemi servilitet të personave përgjegjës në këto institucione karshi politikës dhe kjo gjë është më se e domosdoshme që të ndodhë edhe në Republikën e Kosovës”, tha Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën, në një prononcim për ‘Kosova Sot’. Mirëpo, Berisha thekson se pa një stabilitet politik dhe institucional, një proces i tillë mund të admirohet, por nuk do të fillojë të zbatohet.

Më Shumë

Të kërkuar për tentim-vrasje e vjedhje të rëndë, dy persona ekstradohen nga Italia në Kosovë

Dy persona të kërkuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës janë ekstraduar nga Italia në Kosovë gjatë datave 12 dhe 13 mars 2026, pas...

Trepça pa telashe ndaj Bashkimit edhe pa dy lojtarë të rëndësishëm

Bashkimi edhe një herë ka dështuar të rivalizojë Trepçën. Të dielën mbrëma në “Sezai Surroi” në Prizren, Trepça fitoi bindshë, 89:71, në kuadër të xhiros...

Lajmet e Fundit