6.1 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Berisha në tubimin përmbyllës: Të gjithë qytetarët janë mishëruar me projektin ‘Shpresë për Prizren’

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, në ambientet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ka përmbyllur fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kandidati për Kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, tha se me projektin tonë “Shpresë për Prizren” tashmë janë mishëruar gjithë qytetarët e Prizrenit.

“Rikthimi i shpresës në qytetin tonë është domosdoshmëri e kohës, andaj 17 tetori është dita kur qytetarët e Prizrenit do të vendosin për largimin e papërgjegjshmërisë nga komuna jonë dhe kthimin e dinjitetit për qytetin dhe qytetarët”, përfundoi Berisha.

May be an image of 4 people and outdoors

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kërkoi angazhim të plotë nga kandidatët për Kuvendin e Prizrenit edhe në ditët e mbetura në mënyrë që me 17 tetor ta jetësojmë projektin “Shpresë për Prizren”, dhe në krye të komunës ta vendosim njeriun i cili i ka dhënë shumë Prizrenit dhe vazhdon të mbetet njeriu kryesor në mbështetje të kërkesave të qytetarëve të Prizrenit.

Më Shumë

Haradinaj nga Krusha e Madhe: Siguria është jetike, duhet ta mbajmë fort me Amerikën që të mos na përsëritet historia

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për forcimin e ushtrisë dhe ruajtjen e palëkundur të raporteve me...

Qeveria merr vendim për pagën e 13-të

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për marrjen e pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik. Në mbledhjen e qeverisë, u veçua puna e...

Lajmet e Fundit