4.9 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Berisha: Pushteti, opozita dhe shoqëria civile fajtorë për numrin e vogël të protestuesve

Kuvendari Shani Berisha e ka gjetur fajtorët që ka ndikuar në numrin e vogël të protestës në Prizren. Ai thotë se fajtori kryesor që ka ndikuar në rënien e vullnetit të qytetarëve përveç qeverisjes së keqe janë, edhe partitë opozitare si dhe shoqëria civile.

“Aq sa janë fajtorë ata që sot qeverisin komunën tonë, po aq janë fajtorë edhe subjekte politike opozitare, dhe subjektet tjera aktive jo politike-shoqëria civile”, thotë Berisha.

Qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë protestuar sot në qytetin e Prizrenit, me kërkesën për përgjegjësi për vdekjen e vajzës së vogël Xheneta Gashi para pak ditësh në Qendrën Historike të Prizrenit.

Në këtë protestë folën personalitete të ndryshme nga shoqëria civile, të cilët kërkuan ojnë dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, si dhe dy ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kujtim Shalës, ministër i Kulturës, dhe Ferid Aganit, Ministër i Ambientit.

Pse blloku opozitar mund të jetë fajtor për këtë gjendje të qytetarit Prizrenas?

“Në Prizren janë 8 parti politike opozitare,60% e votuesve. Këto parti opozitare deri më tani në Kuvendin Komunal në të shumtën e rasteve janë acarua në mes vete sesa me bllokun qeveritar”, shprehet Berisha, transmeton PrizrenPress.

“Partitë opozitare në Prizren, vazhdojnë të udhëhiqen nga lidershipi të cilët fjalën ndryshim pozitiv e kanë sa për reklamë “.

“Ndryshimin politik pozitiv e shohin sipas kutit të tyre, e jo sipas politikës reale”.

“Derisa opozita prizrenase vazhdon të jetë e robëruar në gjykime dhe vizione, partitë qeverisëse në Prizren, do të vazhdojnë me punën e tyre dhe ndoshta edhe fitoret nuk do t’i mungojnë” ./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vetura godet këmbësoren në vija të bardha në Prizren – pëson lëndime të rënda

Policia e Prizrenit njofton se me datën 10 janar 2026, rreth orës 17:30, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda në rrugën...

Parashikimi i motit: Java nis me -12 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se pas reshjeve rekorde që e kanë përfshirë pothuajse të gjithë territorin e vendit, situata meteorologjike është stabilizuar...

Lajmet e Fundit