5.6 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Berisha reagon pas manovrave serbe: S’na lënë përshtypje, iu kemi bërë ballë me armatim të bartur me mushka

Koordinatori nacional për siguri kibernetike, Zafir Berisha ka reaguar pas raportimeve se ushtria serbe ka zhvilluar manovra ushtarake.

Berisha ka shkruar se këto manovra nuk i lënë përshtypje askujt pasi i kanë bërë ballë me armatim të sjellur me mushka.

 

“Serbia po zhvillon një manover ushtarake përmes të cilës po tenton të tregoj ”forcën” dhe “muskujt” duke paraqit 3 mijë ushtarë me tanke e avionë në një fushbetej të improvizuar!!! Këto mesazhe në rajonin ende të trazuar të Ballkanit, janë për me i bërë qefin vetes, përndryshe nuk e besoj se dikuj i len përshtypje, aq më pakë neve që i kemi bërë ballë me një ushtri vullnetare dhe të armatosur me armatim që kemi sjellë me shpinë, mushka e kuaj”, ka shkruar ai.

Më Shumë

Masakra e Krushës së Madhe, Latifi: Rrënjët e lirisë thellohen nga gjaku që u derdh

Në Krushë të Madhe po mbahet tubim dhe homazhe në 27-vjetorin e vrasjes së 243 personave, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën...

Asgjësohet një mjet i dyshuar i pashpërthyer në një fushë të Rahovecit

Në Rahovec është raportuar një rast i gjetjes së një mjeti të dyshuar të pashpërthyer. Sipas raportit policor, një burrë, derisa ishte duke punuar në...

Lajmet e Fundit