MASh: Ka përfunduar me sukses afati i dytë i Provimit të Maturës Shtetërore

Afati i dytë i provimit të Maturës Shtetërore 2020, i cili është organizuar sot për 8300 maturantë në 84 qendra testimi në gjithë Kosovën, ka përfunduar me sukses.

Kështu ka vlerësuar Komisioni i Maturës Shtetërore (KShM), pas raporteve të ardhura nga komunat, respektivisht nga qendrat e testimit, sipas të cilave gjithçka ka shkuar sipas planifikimit të organizimit të testit në kushtet e pandemisë COVID-19.

Kryetari i KShM, Gëzim Berisha, ka falënderuar të gjithë akterët e përfshirë për përkushtimin e tyre që ky proces të kalojë sipas planifikimit, e në veçanti nxënësit, të cilët i kanë respektuar masat e rekomanduara nga institucionet kompetente të shëndetësisë.

Rezultatet e testit do të bëhen publike më 16 tetor 2020, ndërsa 19-21 tetor do të jetë afati i ankesave, rezultatet e të cilave, pas shqyrtimit do të publikohen më 23 tetor, për të shënuar kështu përfundimin e gjithë procesit të Maturës Shetërore për këtë vit.

Më Shumë

Junior 06 afër titullit, kalon në epërsi 2–0 në finalen e Play Off-it U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau ka hedhur një hap të madh drejt titullit kampion në Play Off, pasi ka shënuar...

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Lajmet e Fundit