14.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Berisha: Të gjitha rrugët të çojnë në Romë, e Nismën në qeveri

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha ka qenë i ftuar në emisionin Frontal në T7, derisa ka folur për përgatitjet që partia e tij është duke bërë për zgjedhjet e jashtëzakonshme, raporton Gazeta Express.

Berisha po beson se Nisma në zgjedhjet e ardhshme do të ketë një pozitë të mirë, e sipas tij do të vazhdojë të qëndrojë në qeveri. Këtë ai vendosi që ta tregojë në një mënyrë të cuditshme.

‘’Të gjitha rrugët te qojnë në Romë, dhe të gjitha rrugët në zgjedhjet e ardhshme Nismën e qojnë në Qeveri. Jam i bindun që nisma do të jetë determinuese”, ka thënë deputeti.

Berisha ironizoi me qeverisjen e kaluar, duke theksuar se pati ngecje gjatë qeverisjes.

‘’ Po besoj se këtë më së miri do ta thotë qytetari i Kosovës. Qeverisja ka pas punë të mira, edhe punë jo shume te mira edhe ngecje’’, shtoi tutje.

Sipas Berishës gjysma e vendimeve të qeverisë Haradinaj vinin nga tri partitë.

E për vendimin e taksës, Berisha me këmbëngulje theksoi se ky ishte propozim i Shalës.

‘’Taksa ka lindur, si rezultat logjik nga kompetencat qe ka Ministri Shala, 10 perqind, nga ajo u ngritë në100 përqind’’ . Ramushi ka perfaqesu qeverinë, i ka ra shorti me qene ne krye te qeverise. Besoj qe janë te freskëta propozimi i ministrit Shalane lidhje me kete çështje’’, shtoi.

Kurse sa i përket dorëheqjes së Haradinajt nga pozita e kryeministrit, deputeti tha se ai nuk është konsultuar më herët me partnerët e koalicionit.

Më Shumë

Dita Ndërkombëtare e Xhazit, UNESCO: Festohet në 190 vende

Sot kremtohet Dita Ndërkombëtare e Xhazit, e cila do të festohet në më shumë se 190 vende të botës. Mikpritësi zyrtar për festimet e...

Vdes veterani i UÇK-së, Gani Maksutaj

Ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Maksutaj.  Maksutaj ishte komandant në togun Luanat, Batalioni 2, Brigada 123. Lajmin për...

Lajmet e Fundit