Besian Mustafa ka një lajm të mirë për bujqit

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka njoftuar se janë shtuar edhe 26 milionë euro si përkrahje për bujqit në këtë vit.

“Të nderuar bujq, sapo dyfishuam buxhetin për pagesat direkte për vitin 2020, me vendim të Qeverisë! Këto mjete do të përdoren për të ndihmuar bujqit tanë të tejkalojnë sfidat e mungesës së shitjes që u shkaktoi COVID-19 sivjet, për të rritur prodhimin bujqësor vendor, për të rritur punësimin në zonat rurale, për të zvogëluar importin e produkteve bujqësore dhe për të rritur sigurinë e ushqimit që konsumojnë de familjet tona”, është shprehur Mustafa.

“Po ashtu, do të subvencionojmë normat e interesit të kredive bujqësore për disa sektorë të caktuar të bujqësisë”.

Kjo shtesë shkon plus buxhetit të rregullt prej 53 milionëve.

 

Më Shumë

27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj

Sot bëhen 27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj. Zenun Çoçaj u lind në shkurt të vitit 1952 në fshatin në Gjonaj të Hasit...

Suharekë, sekuestrohen monedha që dyshohet se janë të falsifikuara

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka pranuar monedha metalike që dyshohet se janë të falsifikuara.   Në rastin i cili është regjistruar...

Lajmet e Fundit