7.8 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Betohet kryetari i Malishevës–Kastrati: Do të qeverisim bashkë me qytetarët

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe anëtarët e Kuvendit Komunal të Malishevës janë betuar sot solemnisht në seancën inauguruese të mbajtur në sallën e mbledhjeve të legjislativit të kësaj komune.

Në seancën inauguruese të Kuvendit, të cilën e ka udhëhequr anëtari më i vjetër Hajdin Berisha, kryetari Kastrati pas betimit në fjalimin përshëndetës, ka thënë se postet dhe detyrat asnjëherë nuk i ka parë si privilegj, por si përgjegjësi.

Fokusi i tij, siç ka thënë ai do të jetë zhvillimi i Malishevës urbane, ndërsa qëllimi i tij, trajtimi i barabartë i qytetarëve të Malishevës.

Ai ka folur fjalë të mira për punën e kryetarit paraprak, Ragip Begajt dhe është zotuar t’i vazhdojë projektet e lëna në gjysmë.

Ai është zotuar se do të bashkëpunojë ngushtë me anëtarët e Kuvendit Komunal, pavarësisht bindjeve politike.

“Betohem se besimin e dhënë nga qytetarët do ta kthej me punë të mirë e me përkushtim në interes të qytetarëve”, është shprehur ndër të tjera Kastrati.

Në seancën inauguruese kanë munguar dy anëtarë të Kuvendit Komunal, ndërsa të pranishëm në cilësinë e mysafirëve kanë qenë edhe ish-kryetarët e Malishevës, Daut Krasniqi, Jakup Kastrati e Ragip Begaj.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prizren. Siç merr vesh Insajderi bëhet fjalë për një person që kërkonte lëmoshë. Policia ende nuk ka...

Komuna e Prizrenit synon thellimin e bashkëpunimit me “Autostrada Biennale”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në një takim kuratoren e sapo zgjedhur të edicionit të gjashtë të “Autostrada Biennale”, Lucia...

Lajmet e Fundit