31.6 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Biden gjatë fushatës e quajti kriminel, Kim Jong Un refuzon kontaktet diplomatike me SHBA-në

Koreja e Veriut nuk u është përgjigjur përpjekjeve të administratës së Presidentit të SHBA Joe Biden për të vendosur një kontakt diplomatik jozyrtar, tha një zyrtar anonim i administratës.

Çështja se çfarë qasje do të ketë administrata e Biden ndaj Pyongyang është e hapur, në lidhje me çështjet e armëve bërthamore dhe raketave balistike.

Sekretari për SHBA të zgjedhur, Lloyd Austin, po udhëton në Japoni dhe Korenë e Jugut, kështu që pritet që Koreja e Veriut të jetë një nga temat.

Një zyrtar anonim thotë se administrata e Biden është përpjekur disa herë të vihet në kontakt me Pyongyang, duke filluar në mes të shkurtit të këtij viti, por se nuk ka pasur asnjë përgjigje.

Misioni i Koresë së Veriut në KB, përmes të cilit gjithashtu u përpoq të vendoste kontakte, nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Administrata e Biden deri më tani ka folur me kujdes për marrëdhëniet me Korenë e Veriut, por ka njoftuar një rishikim të lidhjeve të vendosura më parë midis ish-Presidentit Donald Trump dhe Kim Jong Un.

Megjithatë, Trump nuk arriti ta bindte Kim të hiqte dorë nga arsenali i tij bërthamor.

Një zyrtar i administratës aktuale thotë se nuk kishte asnjë kontakt me Pyongyang për vitin e kaluar, pavarësisht përpjekjeve të shumta nga Shtetet e Bashkuara.

Gjatë fushatës, Biden e përshkroi Kim si një kriminel dhe tha se ai do të takohej me të vetëm nëse ai pranonte të shfuqizonte arsenalin bërthamor.

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken deri më tani nuk ka folur për sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut. Sanksionet deri më tani nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

Raporti i KB tregoi se Koreja e Veriut vazhdoi të zhvillonte programin e saj bërthamor dhe raketor gjatë vitit 2020, megjithë sanksionet ndërkombëtare, dhe se siguroi 300 milion dollarë për këtë përmes sulmeve kibernetike.

Më Shumë

Eris Abedini largohet nga Ballkani

Ballkani ka njoftuar zyrtarisht largimin e mesfushorit Eris Abedini nga skuadra. Klubi suharekas ka falënderuar Abedinin për kontributin e tij gjatë kohës sa ishte...

“Hidroregjioni Jugor” intensifikon masat për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka nisur ndërmarrjen e një sërë masash konkrete për të përmirësuar gjendjen e rrjetit të ujësjellësit në komunën...

Lajmet e Fundit