2.3 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Biden propozon paketën e ndihmës ekonomike më të madhe në historinë e ShBA-së

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka deklaruar se paketa e ndihmës për qytetarët si një përgjigje kundër krizës së shkaktuar nga COVID-19 do të jetë shumë e madhe.

Biden, i cili pritet të marrë detyrën më 20 janar, tha se situata aktuale ka shkaktuar vuajtje tek qytetarët dhe shtoi se nuk ka kohë për të humbur në adresimin e problemeve.

“Nuk është e vështirë të shohësh se jemi në mes të një krize ekonomike, që ndodh një herë në disa breza, së bashku me një krizë të shëndetit publik, që ndodh një herë në disa breza”, tha Biden.

Paketa e ndihmës së propozuar nga administrata e tij përfshin 415 miliardë dollarë për të forcuar përgjigjen ndaj virusit dhe shpërndarjen e vaksinave, rreth 1 trilion dollarë ndihmë të drejtpërdrejtë për familjet dhe afërsisht 440 miliardë dollarë për bizneset e vogla dhe komunitetet që janë goditur veçanërisht nga pandemia.

Kjo paketë pritet të miratohet shpejt, pasi demokratët kanë marrë kontrollin si në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat./tvklan.al/

Më Shumë

Një person arratiset përkohësisht nga dhomat e ndalimit në Rahovec

Një person i privuar nga liria ka tentuar të arratiset mbrëmjen e së dielës nga Stacioni Policor në Rahovec. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rreth...

Mot i acartë në ditët në vazhdim, Viti i Ri me fjolla bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme...

Lajmet e Fundit