3 C
Prizren
E diel, 28 Shkurt, 2021

Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin e ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren

Gjykata e Aelit e ka kthyer në rigjykimit rastin ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Enver Bytyqi, i cili ishte dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga Gjykata Themelore në Prizren.

Sipas aktgjykimit të shpallur me 27.07.2020 nga gjykatësja Raima Elezi, Bytyqi u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim efektiv, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja Elezi kishte deklaruar  se vendimi u morr si rezultat i shikimit të gjithë procesverbaleve, në të cilat ishte  shënuar se objekti është i ndërtuar pa leje.

Mirëpo me aktgjykimin e Apelit i nxjerrur me 17.12.2020, të cilin ka arritur ta siguroi “Betimi për Drejtësi”, është aprovuar ankesa e të akuzuarit Enver Bytyqi, dhe është anuluar aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prizren dhe çështja është kthyer në rigjykim.

Në arsyetimin e aktgjykimit thuhet se sa i përket vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, Gjykata e Apelit gjen se ankesa e mbrojtjes është e bazuar, ngase siç rezulton i akuzuari ngarkohet për periudhën kohore nga viti 2011 gjer në vitin 2017, se si person zyrtar nuk ka ndërmarrë veprime për rrënimin e objektit ndërtimor në lagjen Jeni Mahallë, ndërsa rezulton në faqen 6 të arsyeve të dhëna për këto rrethana të fakteve se marrëveshja mbi partneritetin publiko – privat në lagjen Jeni Mahallë ishte lidhur me datë 06.02.2011, çfarë rezulton se periudha kohore për të cilën ngarkohet i akuzuari si rrethanë faktike nuk rezulton nga provat që janë administruar nga gjykata e shkallës së parë, ngase të gjitha provat i referohen periudhës 2013 – 2017, prandaj për Gjykatën e Apelit rezulton se koha e kryerjes veprës penale nuk është vërtetuar në mënyrë të plotë.

Sa i përket elementit të figurës së veprës penale – mos përmbushjes së detyrës zyrtare siç është argumentuar më lartë tek shkeljet esenciale, Apeli thotë se  dispozitat e Ligjit për Ndërtim nuk i japin asnjë kompetencë personit zyrtar në cilësinë e inspektorit, ngase kompetencat e personit zyrtar në cilësinë e inspektorit rregullohen për Ligjin për Inspektoratin, si në nivelin qendror ashtu edhe në nivelin lokal, prandaj edhe për këtë rrethanë gjykata e shkallës së parë rezulton se nuk ka vërtetuar në mënyrë të plotë faktet që lidhen me elementin e figurës së veprës, që është mos përmbushja e detyrës.

Tutje në aktgjykim thuhet se  duke vlerësuar tërësinë e provave që janë administruar në shqyrtimin gjyqësor rrjedh se pikërisht ndaj subjektit ndërtues në Lagjen Jeni Mahallë, i akuzuari kishte bërë inspektime të vazhdueshme që rezultojnë procesverbale të inspektimit me detyrimet për ndërprerjen e punimeve, aktvendime për eliminimin e armaturës së armiruar, kërkesa për fillimin e procedurës kundërvajtëse, aktvendime të vitit 2014 – 2015 dhe 2017 për ndërprerjen e të gjitha punimeve gjer në sigurimin e lejes së ndërtimit, kërkesat për fillimin e procedurës edhe në vitin 2017 në muajin qershor, të gjitha këto veprime rezultojnë se ishin ndërmarrë nga Drejtoria e Inspeksionit kur i akuzuari ende ishte me detyrë në cilësinë e tillë zyrtare, deri në muajin 9 të vitit 2017 kur ishte pezulluar nga detyra, të gjitha këto rrethana rezultojnë për Gjykatën e Apelit se gjykata e shkallës së parë duke mos arsyetuar dashjen dhe qëllimin e të akuzuarit si element qenësor të figurës së veprës penale, e bën të rezultojë që aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë edhe në raport me dashjen dhe qëllimin të mos jetë vërtetuar në mënyrë të plotë.

Sa i përket shkeljes së ligjit penal, Gjykata e Apelit ka gjetur se përderisa janë konstatuar shkelje të dispozitave procedurale dhe gjendja faktike nuk është vërtetuar në mënyrë të plotë, posaçërisht me kompetencën e të akuzuarit siç pretendohet se nuk i ka zbatuar detyrat, rezulton edhe shkelja e ligjit penal.

Apeli në fund thotë që në rigjykim, gjykata e shkallës së parë duhet që të rishqyrtojë provat në këtë çështje penale duke vlerësuar të gjitha provat një nga një, të saktësojë detyrimet ligjore të të akuzuarit si kompetencë e tij dhe të vlerësojë mos përmbushjen e atyre detyrimeve si kompetencë, të vërtetojë saktësisht kohën e kryerjes së veprës penale, duke pasur për bazë edhe pretendimet e tjera të palëve në procedurë si dhe te arsyetoj qëllimin dhe dashjen e te akuzuarit, mbi çfarë rrethanash faktik rezulton ajo sipas detyrimit ligjor.

Po ashtu, Apeli ka kërkuar që në rigjyikim të merret në pyetje pronari i NTSH “ Shigjeta e Pashtrikut ”, për të vërtetuar saktësisht veprimet e të akuzuarit në raport me këtë ndërmarrje investuese për ndërtim.

Ndryshe për këtë rast ishte i akuzuar edhe investitori Feim Hamiti, për veprën penale “heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose shenjave”, i cili në seancën fillestare kishte pranuar fajësinë dhe ishte dënuar me 7 mijë euro gjobë.

Për këtë rast, Prokuroria Themelore Prizren, më 19 prill 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Enver Bytyqi, duke e ngarkuar atë me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Bytyqi, gjatë periudhës kohore 2016-2017, në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare, ashtu që shkel Ligjin për Ndërtimtari, duke mos rrënuar objektin ndërtimor në lagjen “Jeni Mahall”, të investitorit NTSH “Shigjeta e Pashtrikut” me pronar Feim Hamiti, me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari vetëm ka kryer punë administrative në hartimin e procesverbalit, duke mos sjell konkluzionin për rrënimin e objektit pa leje, e kështu ka mundësuar dobi pasurore për investitorin Hamiti. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Specialja mban seancën e radhës ndaj krerëve të OVL e UÇK-së

Zyra e Prokurorit të Specializuar do të mbajë sot seancën për dy krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Konferenca e Gucatit dhe Haradinajt...

Vendi rrezikon të zhytet në krizë shkaku i postit të presidentit

Vendi mund të zhytet në një krizë institucionale në mungesë të një presidenti konsensual, krejt kjo për faktin se partitë politike nuk janë të...

Lajm i mirë për tifozët e Kosovës, Rashica po kthehet në formë

Me një lëvizje mjeshtërore kaloi një mbrojtës. E kaloi edhe mbrojtësin e dytë, duke shfrytëzuar potencialin e madh teknik. Pasoi një gjuajtje e bukur,...

Vallja e Tropojës, përgatitet dosja për në UNESCO

Vallja e Tropojës, kjo pasuri e çmuar kombëtare është shpallur nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave, si pjesë e listës...

Policia e Kosovës bastisë Ministrinë e Bujqësisë

Policia e Kosovës është duke kryer një bastisje në objektin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Disa vetura të policisë dhe pjesëtarë të...

“Young Queen” nga Mimoza, dedikim për Kosovën

Këngëtarja kosovare e cila po e zhvillon karrierën e saj muzikore jashtë kufijve, Mimoza, e ka lansuar videoprojektin e ri me titull “Young Queen”,...

Ibrahimovic injoron Messin: Ky është lojtari më i mirë në histori

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, e ka emëruar legjendën e Brazilit, Ronaldon, si futbollistin më të mirë në histori. Me këtë rast, ai e vendosi...

3500 zyrtarë policorë do të përfitojnë nga mjetet e ndara prej Qeverisë

Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës ka alokuar 700 mijë euro shtesë për zyrtarët policorë. Ato mjete do t’u jepen 3.500 policëve, të cilët nuk...

Zafir Berisha për kryetarin e Prizrenit: Ai s’është në gjendje ta menaxhojë një kope delesh

Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate, ka qenë ashpër kritik ndaj qeverisjes së kryetarit të komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. Pas acarimeve që ndodhën në kuvendin...

44-vjeçari vret aksidentalisht të fejuarën para fëmijëve të saj

Një burrë ka qëlluar për vdekje aksidentalisht të fejuarën e tij, disa ditë para martesës së tyre, dhe tashmë po hetohet për vrasje. I dyshuari...

Letrat e fshehura zbulojnë: Hitleri ishte i ndikuar fuqishëm nga i ati

Letrat e babait të Adolf Hitlerit, që u zbuluan në një papafingo austriake, hedhin një dritë të re mbi psikologjinë e diktatorit, argumenton një...

Autopsia zbuloi dëmtimin e pësuar, Boateng nën hetim për plagosjen e ish të fejuares

Ish e fejuara e Jerome Boateng, Kasia Lenhardt kreu vetëvrasje dy javë më parë. Prokuroria Publike e Mynihut ka hapur një hetim në lidhje...

I shumëkërkuari nga policia ka punuar mjek në Malishevë, reagon Oda e Mjekëve të Kosovës

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për kapjen e një personi në kërkim. Personi i kërkuar është Ramadan (Feriz) Sopaj i lindur me 03.05.1955 n? fshatin...

Doli nga shtypi libri “Zanafilla e rrënjëve tona pellazgët, ilirët –shqiptarët”, i autorit Avdi Ibrahimi

Libri më i ri i shkrimtarit Avdi Ibrahimi, “Zanafilla e rrënjëve tona pellazgët, ilirët –shqiptarët”, ka dalë nga shtypi nën përkujdesjen e shtëpisë botuese...

Championsi vazhdon sonte më dy sfida të ‘nxehta’

Champions League vazhdon sonte me dy super përballje në kuadër të fazës së eliminimit. Skuadra italiane, Atalanta do t’i bej ‘konak’ gjigantit spanjoll, Real Madridit,...

Konkurrenca e përmirëson biznesin tuaj

Ndërmarrësit e suksesshëm arrijnë sukses nën presion të konkurrencës. Në vend se ta shohin konkurrencën si pengesë, ata e shohin si një mundësi. Dharmesh Shah,...

Lajmet e Fundit