Bie në prangat e policisë i dyshuari për tentim-grabitjen e bankës ‘Finca’ në Prizren

Policia ka  arritur që të arrestojë  të dyshuarin për tentim -grabitjen e filialit mikrofinaciar ‘Finca’ në Prizren.

Sinjali mëson se i dyshuari është D.G, i cili mbrëmjen e shkuar ka rënë në prangat e policisë. Gjatë kontrollit të veturës së tij, është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me karikator.

D.G është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Grabitje në tentativë’.

Më Shumë

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Lajmet e Fundit