7.7 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

BIK-u e përjashton për një vit Hoxhë Irfan Salihun

Hoxha nga Prizreni, Irfan Salihu i cili pati deklaruar se gjatë viti 1445 Kosova popullohej me vetëm një për qind shqiptarë është përjashtuar përfundimisht nga BIK-u.

Deklarata e tij, e cila pohonte pretendimet e historisë serbe mbi popullimin e Kosovës me shqiptarë i ka kushtuar këtij imami që kur u bë publike në media.

Pas publikimit të video-deklaratës së tij, në prill të këtij viti, Irfan Salihu fillimisht u suspendua nga puna nga Bashkësia Islame e Kosovës për tu shkarkuar përfundimisht katër muaj më pas nga Komisioni Disiplinorë i këtij institucioni.

Lajmin për përjashtimin e tij e kanë konfirmuar burime zyrtare brenda Bashkësisë Islame të Kosovës, duke treguar se një vendim i tillë është marrë nga gjysma e javës së kaluar dhe vlen për një vit.

“Në Kosovë gjatë vitit 1445 kanë qenë vetëm një për qind shqiptarë, kurse turqit i paskan sjellë shqiptarët në Kosovë dhe më pastaj u kanë dhënë toka atyre”, ishte kjo deklarata e Irfan Salihut e dhënë para xhematit të tij në Prizren, ku edhe shërbente si imam në njërën nga xhamitë e qytetit.

Ndaj kësaj deklarate menjëherë, pati reagime të shumta. Disa imamë të BIK-ut e patën kundërshtuar fuqishëm hoxhë Irfanin dhe deklarimet e tij duke u distancuar nga qëndrimet e tij, përderisa kishte edhe nga ata që e mbështesnin. Si këta të fundit vepruan edhe disa media serbe.

Gazeta serbe “Kurir” atë kohe kishte shkruar me tone lavdëruese për Hoxhën i cili sipas tyre kishte arritur ta shokonte opinionin shqiptar. /Gazeta Express/

Më Shumë

Gjykata Themelore në Prizren mban kolegjiumin e rregullt, diskutohet efikasiteti i lëndëve

Gjykata Themelore në Prizren ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me gjyqtarët dhe përfaqësuesit e degëve të saj, ku në fokus ishte rritja e efikasitetit...

Punime në rrjetin elektrik në Restelicë të Dragashit, kufizohet qarkullimi i automjeteve

Komuna e Dragashit ka njoftuar se më 8 prill 2026 do të zhvillohen punime në rrjetin elektrik në fshatin Restelicë, në segmentin pranë tunelit. Sipas...

Lajmet e Fundit