13.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

BIK-u: “Lutja e fitores”, e mbajtur në xhamin e Prizrenit është bërë nën organizimin e Ambasadës së Turqisë

Ahmet Sadriu, ka thënë se “Lutja e fitores”, e mbajtur në xhamin e Prizrenit në përkrahje të ushtarëve turq në Siri, është bërë nën organizimin e Ambasadës së Turqisë, komunitetit turk dhe me përkrahje të kontingjentit turk të KFOR-të, i cili është në Kosovë dhe të cilës i ka prirë atasheu për çështje fetare pranë Ambasadës së Turqisë.

Ndërsa i pyetur se a do të duhej të organizohen këso lutje edhe nga kurdët e Sirisë që janë myslimanë, ai tha se nuk sheh asgjë të keqe pasi organizimi është bërë nga komunitetit turk dhe se xhamitë janë vendet ku mund të luten myslimanët.

Ai po ashtu tha se kjo nuk është organizim i BIK-ut dhe ka hedhur poshtë se në Kosovë ka Dijanet.

Sadriu shtoi se në BIK nuk ka asnjë nëpunës të huaj, por të gjithë të punësuarit janë me shtetësi të Kosovës.

Ndërsa i pyetur se a po përzihet BIK në politikën e jashtme, ai tha se nuk përzihen, pasi ata janë vetëm për çështje religjioze.

Ai në fund ka thënë se në BIK si pjesë integrale përveç komuniteteve të tjera si rom, boshnjak janë edhe turqit.

Në xhaminë “Sinan Pasha”, në Prizren, të mërkurën e kaluar është kryer e ashtuquajtura “Lutja e fitores”, në mbështetje të Forcave të Armatosura të Turqisë, të cilët kanë nisur operacionin “Dega e Ullirit” kundër pozicioneve kurde në rajonin Afrin të Sirisë./TVO/

.

.

Më Shumë

Përkujtohet Ekrem Rexha – Drini

Në 26-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha, janë bërë homazhe te sheshi “Ekrem Rexha – Komandant...

Totaj për përfshirjen e Limajt në listën e PDK-së: Nuk është çështje personale e imja, vendos kryesia

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj para fillimit të mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ka deklaruar se nuk e ka pare agjendën se çka...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit