7.3 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Bileta falas për të nxitur turistët që zgjedhin Krujën

Ministria e Turizmit e Shqipërisë dhe bashkia e Krujës kanë nënshkruar marrëveshjen që i dhuron operatorëve turistikë 5000 bileta me vlerë 0 lekë për të nxitur turistët që zgjedhin Krujën si destinacion turistik.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, gjatë aktivitetit të zhvilluar, ku u nënshkrua dhe marrëveshja, tha se është koha që të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të njohim vendin tonë.

“Me gjeste të vogla i vijmë në ndihmë njeri-tjetrit, për të tejkaluar krizën e shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 e më tej nga pandemia COVID-19. E tillë ishte edhe kjo marrëveshje me bashkinë e Krujës, së cilës i dhuruam 5 mijë bileta me vlerën zero, për të vizituar muzetë e qytetit. Bashkia do t’ua shpërndajë ato bizneseve që lidhen me turizmin, që t’ia dhurojnë çdo turisti që vjen në Krujë”, – tha Margariti.

“Është koha që të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të njohim vendin tonë. Këtë vit, le të vizitojmë më shumë muzetë dhe sitet arkeologjike, anekënd Shqipërisë”, – u shpreh ministrja Margariti.

Më Shumë

Nëntë vjet nga vdekja e Dritëro Agollit

Shkrimtari, poeti dhe politikani shqiptar Dritëro Agolli ka ndërruar jetë më 3 shkurt 2017, në moshën 85-vjeçare. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje në...

Pas një viti pezullim, zhbllokohet TikToku në Shqipëri

Me vendim të qeverisë, është hapur zyrtarisht Tiktoku në Shqipëri. Vendimi është marrë këtë të mërkurë gjatë mbledhjes së qeverisë së Shqipërisë, raporton TCh. “Vendimi nr.151,...

Lajmet e Fundit